Komiteti i Biznesit Digjital prezanton drejtuesit dhe programin e punës

Komiteti i Biznesit Digjital prezanton drejtuesit dhe programin e punës

Komiteti Biznesit Digjital ka hapur sezonin me takimin e parë pas zgjedhjeve ku janë prezantuar Kryetarja Linda Shomo dhe Nënkryetari Mirgen Hoxha. Grupi i konfiguruar me prezencën e 15 kompanive që përfaqësojnë sektorë nga banking, sektori financiar, telekomunikacion dhe IT, kanë diskutuar programin i cili është mbështetur në temat dhe eksperiencën e krijuar nga ky Komitet por dhe në ngjarjet aktuale. Pjesë e takimit ka qënë dhe anëtarja e Bordit, Juela Isaj, e cila ka theksuar rëndësinë e madhe që i kushton Bordi cështjeve të digjitalizimit dhe zhvillimeve teknologjike në biznes.

Anëtarët e Komitetit kanë rënë dakort që fokusi do të jetë i përmbledhur në dy shtylla kryesore që kanë të bëjnë me kornizën e çështjeve ligjore e teknike në fushën e digjitalizimit të ekonomisë dhe rritjen e kapaciteteve të stafeve nëpërmjet trajnimeve. Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj i ka nxitur anëtarët e Komitetit që të hartojnë një program të qartë që do të orientojë veprimtarinë e Komitetit deri në fund të këtij viti.

Në agjendën vjetore të Komitetit të Biznesit Digjital do të zë një vënd të rëndësishëm diskutimi teknik dhe proceset avokuese për projektligjet e reja që rregullojnë marëdhënien digjitale në të gjitha fushat dhe sjellin një revolucion në zhvillimin teknologjik të biznesit. Projektligji “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” i cili është në diskutim e sipër do të marrë vëmendjen e këtij Komiteti i cili po ndjek zhvillimet e tij në instancat përkatëse.

Mjaft interes ka patur diskutimi mbi ligjin e ri të pagesave i cili mendohet të hyjë në fuqi në janar të 2024 dhe kërkon vëmendjen e këtij grupimi pasi prek sektorin financiar dhe bankat. Takimi me ACESK si një formë e zhvillimit të marrëdhënieve institucionale por dhe i shkëmbimit të informacionit për cështje themelore sic janë sulmet kibernetike, rritja e nivelit të sigurisë etj, do të jenë në planet e këtij Komiteti.

Grupi i punës i Komitetit Digjital i ka kushtuar rëndësinë e duhur edhe formave të networkut dhe trajnimit profesional. Secili prej tyre në ekspertizën që sjell dhe sektorin që përfaqëson mund të bëhet një trajner i mirë. Trajnime në fushën e ndryshimeve të legjislacionit që rregullon marrëdhëniet digjitale, teknikat dhe programet e reja e deri tek përdorimi me eficencë në biznes i Inteligjencës Artificiale, do të jenë temat që do të zhvillohen nëpërmjet ekspertëve të këtij Komiteti.

Komiteti i Biznesit Digjital nuk ka lënë pas dore edhe format e networkut që janë kaq të nevojshme për të zhvilluar një marrëdhënie dhe shkëmbim informacioni për ekspertët e fushës së IT. Mëngjeset e punës për të folur mbi të rejat e fundit nga zhvillimet tech do të kenë hapësirën e tyre në programin e Komitetit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *