Komiteti i Taksave dhe Ligjeve të Dhomës Amerikane të Tregtisë (“AmCham”) ka përgatitur këtë Raport përmbledhës të problemeve dhe sygjerimeve të anëtareve (“Raporti”). Problemet e shtjelluara më poshtë janë fryt i një komunikimi të brendshëm me të gjithë anëtarët e AmCham të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në Shqipëri, vijnë nga industri të ndryshme, dhe nga sipërmarrje të madhesive të ndryshme, janë mbledhur nga komunikimet e mëparshme përkatëse të AmCham. Ato janë edhe fryt i diskutimit të brendshëm të anëtarëve të Komitetit të Taksave dhe Ligjeve të AmCham, dhe i diskutimeve të zhvilluara gjatë Forumit të Anëtarëve me DPD të mbajtur më datë 26 Nëntor 2013.