Credins Bank

Credins Bank

Credins Bank logo

Për herë të parë në Shqipëri, Smile.al, nje platformë novatore qe do të mundësojë mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat e interesuar, kudo ku ndodhen në botë për projekte me kontribut social. Platforma Smile.al përfshin 7 fusha, nga mirëqënia sociale dhe solidariteti, promovimi i trashëgimisë kulturore, mjedisi, sipërmarrja sociale, edukimi dhe trajnimet, veprimtaritë sportive dhe sipërmarrja inovative.  Platforma Smile.al, si e para platformë crowdfunding në Shqipëri, mundëson mbledhjen e fondeve nga publiku duke i dhënë mundësinë gjithkujt të informohet mbi projektet e hapura, kontributet financiare ose vullnetare që kërkojnë për t’u realizuar, fushën përkatëse, dhe të përzgjedhin një ose disa projekte për të dhënë direkt online kontributin e tyre.  11 projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën croëdfunding: Smile.al. E veçanta e platformës Smile.al është se “ajo ofron një siguri maksimale për çdo kontribues pasi siguron transparencë të plotë për çdo dhurim që bëhet, informim në kohë reale për ecurinë e kontributit për çdo projekt të mbështetur, si dhe informim mbi implementimin e projektit deri në finalizim”. 

Mbledhja online e fondeve nga publiku është një praktikë e thjeshtë, me anë të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme sociale për një mirëqenie të gjithë shoqërisë. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Mbledhja e fondeve inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre. Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses, nëse të gjithë jemi të gatshëm të dhurojmë diçka. Programi Smile.al ofron potencial të madh për bashkimin e burimeve, qoftë në para apo në natyrë, përmes modelit të mbledhjes së fondeve online, pavarësisht nëse kontribuesit janë në Shqipëri apo jashtë saj.

Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins dhe vjen si një nismë e drejtuesve dhe aksionarëve të bankës për të krijuar një platformë e cila shërben për te rritur vetëdijen në radhët e publikut dhe për të motivuar njerëzit të kontribuojnë në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë shqiptare.Fondacioni Credins vjen ne partneritet strategjik me disa prej Institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone dhe Grant Thornton. Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses, nëse të gjithë jemi të gatshëm të dhurojmë diçka. Smile.al ofron një mënyrë të re që njerëzit të mendojnë e të veprojnë.

Ftojmë secilin prej jush që të dhurojë në Smile.al, pasi platforma ofron një mënyrë të re të te menduarit si dhe të vepruarit dhe kontributi i secilit prej nesh si person, sado i vogel është çmuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *