AmCham dhe Facilization flasin për: Automatizim dhe digjitalizim të proçeseve të biznesit

AmCham dhe Facilization flasin për: Automatizim dhe digjitalizim të proçeseve të biznesit

AmCham dhe Facilization flasin për:

Automatizim dhe digjitalizim të proçeseve të biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me kompaninë Facilization i ka ofruar anëtarëve të komunitetit të saj workshop-in me temën “Automatizimi dhe Dixhitalizimi i marketingut, shitjeve dhe shërbimit ndaj klientit”

Situata e pandemisë dhe orientimi i biznesit on line dhe digjitalizimi i proçeseve për ti bërë konkurrues në treg, duket se ka nxitur interesin e lartë të anëtarëve të AmCham.

Gjatë workshopit Gjergj Guri, drejtues i Facilization, dhe stafi i tij, kanë diskutuar me anëtarët mundësitë dhe sfidat që lidhen me digjitalizimin e marketingut, shitjeve dhe shërbimeve të mbështetjes së klientëve në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha. Trajnimi ka patur në fokus shpjegimin e praktikave më të mira dhe zgjidhjet teknologjike të specializuara në fushën e menaxhimit të proçesit të biznesit dhe mjetet e ndryshme të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët që mund të përdoren lehtësisht në shumë sektorë të ekonomisë dhe biznesit privat.

Gjatë takimit lektorët kanë bërë një rezyme të pengesave dhe sfidave me të cilat përballen biznese të ndryshme, dhe cilat janë oportunitetet e digjitalizimit të biznesit të tyre.

Gjergj Guri ka shpjeguar për anëtarët se cfarë do të  thotë te besh një transformim digjital për kompaninë tënde, cilat janë proçeset që i nënshtrohen digjitalizimit dhe si kompania i përshtatet ndryshimeve të shpejta dhe ridimensionon marrëdhënien e saj me klientin.

Kompanitë që po bëhen pjesë e proçeseve digjitalizuese, shpesh përballen me mungesën e njohurive stafin e pakualifikuar dhe mbi të gjitha me mundësi të ulta të adoptimit të biznesit të tyre me ndryshimet digjitale.

Duke folur për transformimin digjital, z. Guri, ka shpjeguar se digjitalizimi, i jep mundësi biznesit të krijojë një rrjedhë të re të proçeseve të tyre si dhe ti përgjigjet shpejt e në kohë nevojave të klientit duke mbetur konkurrues në treg.

***

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *