Takim i Komitetit të Taksave dhe Doganave me Drejtorin e Përgjithshme të Doganave

Takim i Komitetit të Taksave dhe Doganave me Drejtorin e Përgjithshme të Doganave

Takimi tradicional vjetor me Drejtorinë e Përgjithshme e Doganave ka shërbyer për të diskutuar çështjet me të cilat përballet biznesi gjatë punës me administratën e doganave, dhe kërkon zgjidhje përmes mendimit dhe diskutimit me ekspertët.

Drejtori i AmCham Neritan Mullaj ka falenderuar Drejtorin e  DPD Genti Gazheli për gadishmërinë e tij dhe të institucionit të tij për të qënë pjesë e tryezave ku flitet për të zhvilluar në mënyrë produktive këtë marrëdhënie që i shërben të dy palëve.

Z. Mullaj ka përmendur se disa nga cështjet e trajtuara në takim, janë pjesë e axhendës së takimeve me doganat dhe ka ardhur momenti  të marrin një zgjidhje definitive sic është dhe cështja e referencave.  Nga ana tjetër z.Mullaj vlerësoi rolin aktiv të administatës doganre e cila ka reflektuar në  perceptimin e pozitiv të anëtarëve të shprehur tek  Indeksi  Biznesit.

Drejtori i  DPD Genti Gazheli duke vlerësuar bashkëpunimin me Dhomën Amerikane ka cilësuar faktin se të ardhurat e doganave në 2022 kanë vendosur një rekord dhe kjo i atribohet dhe digjitalizimit të shërbimeve dhe punës që po bën administrata për të zgjdhur në kohë shqetësimet dhe buroracitë që pengojnë biznesin. Z. Gazheli informoi se shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjeë e e plaformës së unifikuar të doganave sipas direktivës së BE -së, cka e impenjon administratën të punojë për të njehësuar procedurat. Doganat kanë përfshirë në shërbimet e tyre të digjitalizuara edhe 4 aplikacione të tjera. Ndërkohë po bëhet një punë e madhe informuese mbi  mbi statusin OEA cka mund ti ndihmojë ata shumë në reduktimin e kohës e kostot e cdoganimit.  z. Gazheli në lidhje me shqetësimin e vazhdueshëm të përdroimit të vlerave të referencave gjatë cdoganimit u shpreh se është reduktuar në mënyrë të dukshme ppërdorimi i tyre për produkte që vijnë nga Amerika. Kështu në 2023 vetëm 3 për qind e këtyre transaksioneve janë bërë me cmim referencë dhe kjo vetë për mallrat e përdorura.

Kryetarja e Komitetit të Taksave dhe Doganave znj. Alketa Uruçika përmendur si çështje që vazhdojnë të shqetësojnë anëtarët e AmCham, aplikimin e referencave doganore informimin në kohë të biznesit për ndryshimet në procedurat doganore si dhe koordinimin më të mirë të dy administratave tatimore dhe doganore për të lehtësuar punën e biznesit.

Cmimi i referencave është përdorur edhe për produkte të cilat janë të kuotuar në bursë, dhe sëridh doganat aplikojnë metodën e referencës. Eshtë e nvosjhme që agjentët doganore të japin shpjegime për cdo rast të përdorimit të  cmimit të referencës. Kryetarja Uruci ka kërkuar që Drejtoria e Doganave të marrë masa për të informuar aplikiin e  akcizës mbi produkte e reja për të mos shkaktuar kosto të shtuara tek biznesi. Shumë nga bizneset të cilat po tregtonin cigaren elektronike që nuk konsiderohet si duhan i pastër nuk e dinin që paguhej akcisë. Nga momenti që produkti ishte në dogana,  bizneset kanë patur problem ta kthejnë tek prodhuesi për ti vendosur pullën e akcizës apo ta magazinonin por duke ju shkaktuar probleme të procedurave por kosto. Po e tillë ka qënë situatë me qymyrin e koksin për të cilën KLSh kërkoi që të cdoganoheshin me akcizë edhe pse nuk ishte e shkruar në ligj.

Znj, Uruci ka kërkuar dhe një koordinim më të mirë mes dy administratave taitmore dhe doganore në lidhje me  fiskalizimin në mënyrë që të shikohet mundësia që faturat e cdoganimit të importohen në sistemin tatimor për të bërë fiskalizimin e tyre.

Stafi drejtues i Doganave i ka dhënë përgjigje të drejtëpërdrejtë cështjeve të ngritura nga Dhoma Amerikane. Cështja e referencave sipas drejtuesve të doganës është e unifikuar në udhëzime e OBT të cilët kanë kërkuar të bëhet unifikim i vlerësimit doganor mbështetur në konceptin e të dhënave disponibël dhe atë të bursës. Doganat sollën statistika të vlerave dhe mënyrës së cdoganimit në vite. Kështu në 2018 kanë patur 92 për qind të cdoganimeve me cmim transaksioni në 2022 kjo vlerë shkoi 96 për qind dhe në 2023 rreth 97 për qind e cdoganimeve janë bërë me vlerën e transaksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *