AmCham Albania, Deloitte Legal Sh.p.k. dhe Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) shpjegojnë për biznesin “Aspektet kryesore të Regjistrimit të Pronarëve Përfitues”

AmCham Albania, Deloitte Legal Sh.p.k. dhe Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) shpjegojnë për biznesin "Aspektet kryesore të Regjistrimit të Pronarëve Përfitues"

Të gjitha entitetet e regjistruara në QKB kanë detyrimin ligjor të regjistrohen në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Për të kryer me sukses këtë proces, Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim edhe me Deloitte Legal dhe QKB kanë ofruar trajnimin që i jep biznesit një informacion të detajuar mbi hapat që duhet të ndjekë për identifikimin e pronarëve përfitues dhe regjistrimin e tyre.  

Flogers Broqi Drejtor, nga Qëndra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka prezanuar detaje të ligjit që rregullon procesin e regjistrimit duke shpjeguar hap pas hapi dokumentacionin që duhet të disponojë një entitet gjatë aplikimit  dhe që janë deklarata me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit raportues si dhe dokumentacion që vërteton pozicionin e individit të regjistruar si pronar përfitues, në pozicionin përkatës.

Gjatë shpjegimit të procedurës z. Broqi ka sqaruar anëtarët e AmCham se kush konsiderohet pronar përfitues për të gjitha subjektet që janë objekt i këtij ligji dhe kanë detyrimin të regjistrohen.

Pas identifikimit të pronarit përfitues, është e nevojshme të kryhet regjistrimi në e-albania i cili fillon me pajisjen me nënshkrimin elektronik, plotësimin e formaluarit të e-albania dhe shkarkimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe depozitimin e tij brenda afatit kohor të caktuar. Eshtë në fund portali i  cili jep përgjigje për pranimin e aplikimit dhe reflektimin e  të dhënave në regjistër.

Ligji parashikon se cdo subjekt i krijuar rishtaz duhet të regjistrohet 30 ditë nga themelimi ndërkohë që subjektet e tjera kanë afat kohor 60 ditë nga themelimi i Regjistrit të Pronarëve. Ky proces shoqërohet edhe masa administrative të cilat do të aplikohen për të gjitha ato subjekte që neglizhojnë të regjistrohen.

Gjatë takimit, Ened Topi, Senior Managing Associate – Deloitte Legal dhe Flogers Broqi nga QKB , i janë përgjigjur interesit dhe pyetjeve të shumta të anëtarëve lidhur me specifika të përcaktimit të pronarit nisur dhe nga kategoria e biznesit si dhe hollësi që lidhen me procesin e regjistrimit në portal.

Kush e ka detyrimin për regjistrim

Shoqëritë tregtare

Degë zyrtare përfaqësimi

Organizata jofitimprurëse

Shoqëritë e kursim kreditit

Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor

Personat juridike /Ndërmarrjet me aksioner të tjerë përvec organeve shtetërore të RSH

Cdo subjekt tjetër juridik që ka detyrim regjistrimi pranë QKB-së

Afati i regjistrimit

30 ditë nga themelimi i subjekteve të regjistruara rishtaz

60 ditë nga themelimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues

Masat Administrative

Mosregjistimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afateve dënohet me gjobë 250 000 lekë (shoqëritë ekzistuese)  500 000 lekë (shoqëritë e themeluara rishtazi)

Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese brenda 30 ditëve dënohet me gjobë 250 000 lekë

Për shkeljet e mësipërme dënohet me gjobë prej 150 000 lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik

Për subjektet, që kryejnë shkeljet e parashikuara  më sipër për më tepër se një herë, gjobat do të dyfishohen.

QKB dhe autoriteti mbajtës i regjistrit të OJF nuk do të ofrojnë shërbimet e tyre deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarin përfitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *