Intesa Sanpaolo Bank Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania

intesa sanpaolo bank

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka e Vitit për Ndikimin në Komunitet nëpërmjet Veprimtarive Bankare” nga revista ndërkombëtare prestigjioze “The Banker”, (Grupi Financial Times).

Paneli i jurisë së çmimit u entuziasmua nga nismat, projektet, produktet dhe aktivitetet që Intesa Sanpaolo Bank Albania ndërmori për pezullimin e penaliteteve dhe tarifave përgjatë periudhës së pandemisë, duke mundësuar dhe përfitimin e lehtësirave në produkte financimi, duke ofruar edukim financiar, duke promovuar barazinë gjinore dhe duke vënë në dispozicion produkte kredie në mbështetje të grave sipërmarrëse.

Konkretisht, Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte banka e parë në Shqipëri që ofroi moratoriume kredie për të gjithë individët dhe personat juridikë të prekur efektivisht nga pandemia; krijoi një plafond të dedikuar prej 50,000,000 Euro për personat juridikë me synim mbulimin e nevojave financiare afatshkurtra për kapital qarkullues, për të mbështetur zinxhirin e furnizimit dhe financimin e mëtejshëm të tregtisë. Gjithashtu, mbështeti në mënyrë aktive ndërhyrjet e ndërrmara nga institucionet shtetërore me qëllim shpërndarjen e pagave për punonjësit e kompanive të prekura nga pandemia. Banka vazhdoi programin e Edukimit Financiar të fëmijëve duke iu përshtatur situatës së re, duke krijuar video të edukimit financiar të cilat u vunë në dispozicion përmes platformës mësimore online të përdorur nga shkollat ​​në vend. Përmbajtja e videove u frymëzua nga Muzeu i Kursimit; një laborator multimedial i vendosur në Torino të Italisë, i specializuar në edukimin ekonomiko-financiar. Për më tepër, Intesa Sanpaolo Bank Albania vazhdoi veprimtarinë e saj për mbështetjen dhe plotësimin e nevojave të grave sipërmarrëse, duke kontribuuar në fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet një programi të dedikuar si edhe duke u angazhuar në aktivitete të shumta që promovojnë barazinë gjinore.

Z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv (DPE) i Intesa Sanpaolo Bank Albania, deklaroi: “Mbështetja e nevojave të komunitetit u bë një prioritet ndërkombëtar në vitin 2021, kështu që vlerësimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania si “Banka e Vitit për Ndikimin në Komunitet Nëpërmjet Veprimtarive Bankare” është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Bankën tonë dhe njerëzit tanë. Ne zhvilluam në mënyrë proaktive mënyra për të mbështetur familjet dhe bizneset e prekura nga pandemia, vazhduam punën tonë për edukimin financiar të fëmijëve dhe për të mbështetur gratë nëpërmjet mjeteve financiare, edhe gjatë këtij viti të paprecedentë, duke konfirmuar edhe një herë përgjegjësinë tonë sociale si Bankë për vendin ku ne operojmë.” Intesa Sanpaolo, me rastin e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit 2021”, mori edhe çmimin “Banka e Vitit në Itali”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *