Industria e duhanit flet me ekspertët e AmCham për sfidat e sektorit

Industria e duhanit flet me ekspertët e AmCham për sfidat e sektorit

Kompanitë përfaqësuese të Industrisë së Duhanit dhe Drejtues të Komiteteve në AmCham janë takuar për të folur për çështjet me të cilat përballet kjo industri dhe rrugët më të mira të trajtimit të tyre. Takimi i drejtuar nga Drejtorit Ekzekutiv i AmCham Neritan Mullaj, ka patur prezencën e dy Kryetarëve të Komiteteve Alketa Uruçi dhe Kledi Kodra të cilët kanë ndërvepruar me përfaqësuesit e industrisë së duhanit  në diskutimin mbi zbatimin e ligjeve që rregullojnë dhe monitorojnë veprimtarinë e tyre.

Rikthimi në Ministrinë e Bujqësisë i draft ligjit  “Për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit dhe të produkteve të tij’” ka qënë një prej çështjeve të diskutuara.  Rikthimi i këtij ligji ka sjellë shqetësimin e shoqërive importuese të cigareve të cilat kanë qënë të përfshira në hartimin e tij me qëllimin për të rregulluar kultivimin dhe tregtimin e duhanit të papërpunuar, grumbullim-përpunimin industrial, prodhimin edhe tregtimin e produkteve të tij në vend.

Përfaqësuesit e Industrisë së Duhanit kanë ngritur dhe shqetësimin mbi zbatimin e Udhëzimit Nr 22 në ligjin e TVSh -së i ndalon ata të përcaktojnë lirisht çmimet duke i cënuar një të drejtë themelore të tregut. Ata kërkojnë të rishikohet udhëzimi  dukeargumentuar se shoqëritë e duhanit e paguajnë VAT mbështetur në çmimin e shitjes dhe nuk ka arsye që të kufizohen në vendosjen e këtij çmimi.

Dhoma Amerikane ka kërkuar më shumë informacionpër praktikat më të mira në Rajon dhe EU dhe proçesin rregullator që ndjekin kur rrisin çmimet. Këto praktika mund të jenë baza e argumentave me të cilën mund të përballen me Ministrinë e Financave për ti kërkuar ndryshimin e udhëzimit.

Një tjetër diskutim gjatë takimit ka qënë dhe zbatimi i ligjit për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit të miratuar në 2019 dhe neni 6 i tij dhe shqetësimi për miratimin sa më shpejt të akteve nënligjorë që shoqërojnë zbatimin e tij.

Përfaqësuesit e Dhomës kanë qënë të mendimit se kjo çështje mund të adresohet me një letër zyrtare që do ti dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe do ti kërkohet informacion mbi hartimin e akteve nënligjore nga Këshilli i Ministrave të cilat duhet të ishin në zbatim gjashtë muaj pas miratimit të ligjit. 

Ndërkaq çmimi referencës vazhdon të mbetet një masë vlerësuese në dogana që shqetëson industrinë e duhanit. Gjatë takimit me përfaqësues të  Industrisë së Duhanit, është bërë e ditur se sërish vlerësimi doganor bëhet mbi bazën e çmimit të referencës duke injoruar çmimin e faturës. Eshtë momenti për të kërkuar një zgjidhje konkrete nga ana e autoriteteve  doganore për respektimin e të gjitha metodave para se të aplikohet çmimi i referencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *