Dhoma Amerikane përfshihet përmes ekspertëve në diskutimin kombëtar për zhvillimin e forcave të punës. Konferenca për Arsimin Profesional ul në një tryezë, biznesin, institucionet dhe ndërkombëtarët

Dhoma Amerikane përfshihet përmes ekspertëve në diskutimin kombëtar për zhvillimin e forcave të punës. Konferenca për Arsimin Profesional ul në një tryezë, biznesin, institucionet dhe ndërkombëtarët

Konferenca dy ditore Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional ka vënë theksin në hartimin e politikave për të mësuar dhe zhvilluar dhe kualifikuar forcën punëtore në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit. Konferenca u organizua nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë, PNUD dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. PNUD si një nga organizatat ndërkombëtare organizatore ka theksuar gjatë konferencës rëndësinë e sektorit privat dhe angazhimin e biznesit në Aftësimin e Forcave të Punës (AFP)-së, si duhet të diversifikohen qasjet për zhvillimin e kapitalit njerëzor për një treg dinamik dhe ekonomi inovative.

Sesioni mbi angazhimin e sektorit privat për ofrimin e AFP-së ka mbledhur ekspertë të industrisë mes të cilëve dhe dy kryetarët e Komiteteve të Punës dhe Etikës, Roden Pajaj dhe Kryetarin e Komitetit te Turizmit Elvis Kotherja.  Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane kanë folur për politika strategjike që kanë në fokus të dy Komitetet për të zhvilluar ura ndërlidhëse mes biznesit dhe arsimit profesional dhe atij universitar si e vetja formë e zhvillimit të kurrikulave që do të formojnë një fuqi punëtore të kualifikuar dhe që mbështet nevojat e tregut.

Gjatë këtij sesioni është zhvilluar një diskutim profesional mbi përfshirjen e të gjithë aktorëve në zhvillimin e një ofertë adekuate në rritjen e aftësive profesionale të forcave të punës, nëpërmjet programeve konkrete për të mbështetur rritjen e sektorëve dhe si rrjedhojë edhe vetë biznesit. Sesioni është përqëndruar pikërisht rreth qasjeve alternative për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe strategjitë inovative për të trajtuar sfidën më të madhe që po kalon tregu i punës. Pjesëmarrësit kanë eksploruar metoda alternative të financimit dhe hartimin e politikave afat gjatë të cilat i përgjigjen kësaj sfide kombëtare. Gjithashtu përfaqësuesit e Dhomës në këto panele theksuan dhe nevojen që tashmë kërkohet një qajse dhe mendësi e re udhëheqje në bizneset tona ashtu si edhe politikbërësit. Tashmë, shpenzimet për trajnim dhe zhvillim të kapitalit njerëzor në organizatë, nuk mund të qasen vetëm nga perspektiva e kostove, por duhet të konsiderohet si një investim në qëndrueshmërinë e biznesit nëpërmjet qëndrueshmërisë së kapitalit njerëzor.

Sesioni i fundit i konferencës gjeneroi ide inovative që kontribojnë në formësimin e një politike kombëtare për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kjo politikë duhet të mbështesë objektivat individuale të të nxënit dhe kërkesat e ekonomisë për një fuqi punëtore të kualifikuar, të qëndrueshme dhe të aftë duke harmonizuar kështu aspiratat personale me nevojat dhe ekonomisë.