Adrian Shehu CEO i TCN, flet për AmCham: TCN, nga një kompani lokale në një lojtar ndërkombëtar

Adrian Shehu CEO i TCN, flet për AmCham: TCN, nga një kompani lokale në një lojtar ndërkombëtar

Kush është TCN

TCN është një Kompani Integruese e Sistemeve dhe Infrastrukturës e themeluar në vitin 1996 në Tiranë, me filiale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një Zyrë Përfaqësuese në Tunizi. Kompania ofron sisteme, zgjidhje dhe shërbime teknologjike të avancuara në fushën e mbrojtjes, sigurisë, sigurisë publike, menaxhimit të trafikut ajror dhe detar, telekomunikacionit dhe IT-së.

TCN realizon projekte të ndërlikuara “turnkey- zgjidhje të plota dhe funksionale”, duke integruar teknologji nga shumë furnitorë në zgjidhje të plota dhe të ndërveprueshme për klientët qeveritarë dhe korporativë nëpër Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Si furnitor i kualifikuar dhe aprovuar nga NATO dhe kompani e certifikuar me ISO, TCN spikat per cilësinë totale, besueshmërinë dhe kënaqësinë e klientëve, duke ofruar mbështetje gjatë gjithë ciklit jetësor te sistemeve – nga projektimi dhe inxhinieringu deri te instalimi, integrimi dhe mirëmbajtja.

  1. Cili është evolucioni i TCN nga një kompani lokale në një lojtar ndërkombëtar

TCN u themelua 29 vite më parë, dhe ka shërbyer ne tregun shqiptar si një ofrues paisjesh dhe shërbimesh IT dhe telekomunikacioni. Përmes implementimit të vazhdueshëm të zgjidhjeve cilësore dhe të bazuara në teknologji, TCN ndërtoi shpejt reputacionin e një kompanie të besueshme dhe inovative.

Në fillim të viteve 2000, kompania u zgjerua në Rajon, duke hyrë fillimisht në Kosovë me projekte telekomunikacioni dhe më vonë duke kontribuar në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, duke shënuar arritjen e saj të parë madhore ndërkombëtare. Ky sukses i hapi rrugë projekteve në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, duke konsoliduar pozicionin e TCN si një integrues rajonal sistemesh.

Një pikë kthese e madhe erdhi në vitin 2010, kur Shqipëria iu bashkua NATO-s dhe TCN u bë furnitor i kualifikuar i NATO-s. Kjo krijoi aksesin në projekte ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë misionet afatgjata në Afganistan, si dhe projekte të tjera në Belgjikë, Hungari, Itali dhe Holandë, dhe më vonë edhe në Portugali dhe Gjermani.

Duke çuar përpara këtë ritëm, TCN u diversifikua në fushën e Sigurisë dhe Sigurisë Publike, veçanërisht në Sigurinë Kufitare, duke bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare si OKB, BE, IOM, ICAO, etj. Më pas hyri në Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, duke zbatuar sisteme mbikëqyrjeje ajrore dhe detare në Algjeri, Tunizi, Angola, Turkmenistan, Azerbajxhan, Turqi, Moldavi, etj.

Sot, TCN operon në mbi 21 vende në Evropë, Afrikë dhe Azi, e njohur si një integrues ndërkombëtar i besueshëm që kombinon teknologji të avancuara, ekspertizë shumëfushore dhe partneritete të forta për të dorëzuar zgjidhje komplekse, të tipit “turnkey- zgjidhje të plota dhe funksionale”, në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes.

2. Cilat janë pikat e forta dhe avantazhet e TCN që operon në mjedisin ndërkombëtar konkurrues?

  • Ekspertizë e provuar në Integrimin e Sistemeve. TCN implementon projekte të ndërlikuara të tipit “turnkey” – zgjidhje të plota dhe funksionale”, duke kombinuar teknologji të avancuara nga shumë furnitorë në sisteme plotësisht të integruara dhe të ndërveprueshme. Kjo aftësi i jep fleksibilitetin të veprojë si kontraktor kryesor, nënkontraktor ose partner në sipërmarrje të përbashkët, në varësi të nevojave të projektit.
  • Kompetencë e gjerë në disa fusha. Kompania operon në disa sektorë kritikë — Mbrojtje, Siguri, Menaxhim Kufitar, Kontroll i Trafikut Ajror dhe Detar, IT dhe Telekomunikacion, dhe Siguri Publike — duke i dhënë TCN përvojë të larmishme teknike dhe operative.
  • Njohje dhe certifikime ndërkombëtare. TCN është një furnitor i kualifikuar nga NATO dhe mban certifikime ISO (9001, 14001, 20000-1, 27001, 45001, PAS 99). Kjo siguron përputhje me standardet ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe sigurisë së informacionit të kërkuara nga klientët globalë.
  • Fleksibilitet operacional dhe përgjegjshmëri. Me një strukturë kompakte dhe efikase dhe një rrjet filialesh dhe partnerësh në shumë vende, TCN mund të mobilizojë shpejt ekipe, të operojë në rajone me rrezik të lartë apo situata post konflikt dhe të përshtatet me mjedise të ndryshme ku realizohen projektet.
  • Partneritete strategjike. TCN bashkëpunon me prodhues teknologjie dhe kontraktorë mbrojtjeje të nivelit botëror, duke sjellë zgjidhje të teknologjisë më të fundit dhe duke siguruar vlerën më të mirë për klientët.
  • Marrëdhënie afatgjata me klientët. Kompania fokusohet ne besimin, besueshmërinë dhe mbështetjen gjatë gjithë ciklit jetësor, duke ofruar mirëmbajtje, përditësime dhe shërbime pas shitjes që sigurojnë koston më të ulët të pronësisë për klientët e saj.
  • Përvojë rajonale dhe globale. Me projekte të suksesshme në mbi 21 vende në Evropë, Afrikë dhe Azi Qendrore, TCN ka zhvilluar njohuri të thella mbi proceset e prokurimit ndërkombëtar, rregulloret lokale dhe kuadrin e bashkëpunimit shumëkombësh.
  • Reputacion i fortë për besueshmëri dhe integritet. Etika e biznesit të TCN, transparenca dhe angazhimi për suksesin e misionit kanë fituar besimin e agjencive qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve të mbrojtjes.

3. Si e krijon diferencimin ekspertiza teknike dhe komerciale e TCN?

  • Aftësi të plotë për integrimin e sistemeve nga fillimi deri në fund. TCN kombinon projektimin inxhinierik, furnizimin, instalimin dhe integrimin nën një çati. Ekipet tona multidisiplinare i shndërrojnë teknologjitë komplekse të shumë furnitorëve në sisteme plotësisht funksionale dhe të ndërveprueshme, duke reduktuar rreziqet e mospajtueshmerise se ndërfaqeve dhe duke siguruar performancë të pandërprerë — një aftësi që pak konkurrentë mund ta arrijnë.
  • Njohuri të thella teknike në disa fusha. Inxhinierët tanë kanë përvojë të gjerë në Menaxhimin e Trafikut Ajror, Sistemet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Mbikëqyrjen e Kufijve, IT dhe Telekomunikacion. Kjo bazë e gjerë teknike na lejon të ofrojmë zgjidhje inovative, ndër-disiplinore, të përshtatura për kërkesat specifike të misionit në vend të produkteve standarde të gatshme.
  • Partneritete të forta dhe akses në teknologjitë kryesore. Përmes bashkëpunimeve afatgjata me OEM globalë dhe kontraktorë të fushës së mbrojtjes, TCN integron teknologjitë më të avancuara duke ruajtur pavarësinë dhe fleksibilitetin. Kjo na mundëson të projektojmë zgjidhje me vlerë optimale duke përdorur komponentët më të përshtatshëm nga furnitorë të ndryshëm.
  • Shkathtësi komerciale dhe vlerë konkurruese. Organizimi jonë bazuar në një strukturë efikase dhe kosto rajonalete optimizuara, i lejojnë TCN të ofrojë çmime shumë konkurruese pa kompromentuar cilësinë. Ne përqendrohemi tek kostoja totale e pronësisë, duke siguruar që klientët të përfitojnë vlerën më të madhe për investimin  e tyre gjatë gjithë ciklit jetësor të sistemit, jo vetëm në momentin e prokurimit.
  • Performancë dhe besueshmëri e provuar ndërkombëtarisht. Me projekte në shumë vende — përfshirë ato për NATO-n, BE-në dhe OKB-në — TCN njeh mire procedurat komplekse te prokurimit, kontrollit të eksportit dhe zbatimit të përputhshmërisë. Kjo ekspertizë na lejon të marrim pjese me efikasitet ne tenderat ndërkombëtarë dhe të implementojme projektet në kohë, edhe në rajone me rrezik të lartë ose pas konflikti.
  • Angazhim dhe mbështetje afatgjatë ndaj klientëve. Përtej dorëzimit të projekteve, TCN ofron trajnime, mirëmbajtje dhe mbështetje gjatë gjithë ciklit jetësor. Qasja jonë proaktive e shërbimit siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemeve dhe forcon marrëdhëniet afatgjata me klientët dhe partnerët.

4. Sa i rëndësishëm ka qënë bashkëpunimi me NATO në rritjen dhe reputacionin e TCN?

Bashkëpunimi me NATO ka qenë një moment përcaktues në evolucionin e TCN nga një kompani rajonale në një integrues të njohur ndërkombëtar të sistemeve.

Përzgjedhja furnitor i kualifikuar i NATO-s në vitin 2010, pak kohë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i dha TCN akses në projekte me kërkesa shumë të larta, me përputhje strikte me standardet ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe operimit. Ky bashkëpunim e ngriti maturinë teknike, organizative dhe procedurale të kompanisë, duke e përafruar TCN me praktikat më të mira të kontraktorëve të mëdhenj të mbrojtjes dhe teknologjisë.

Përmes kontratave afatgjata me NATO — në Afganistan, Kosovë, Hungari, Holandë, Luksemburg dhe Gjermani — TCN fitoi përvojë të paçmueshme duke punuar në mjedise shumëkombëshe dhe misione kritike, shpesh në kushte sfiduese. Këto projekte e forcuan reputacionin e kompanisë për besueshmëri, fleksibilitet dhe integritet tek agjencitë e NATO-s dhe autoritetet kombëtare të mbrojtjes.

Për më tepër, angazhimi me NATO forcoi besueshmërinë e TCN edhe pranë organizatave të tjera ndërkombëtare si BE, OKB, IOM dhe ICAO, duke i mundësuar kompanisë të zgjerojë operacionet e saj në mbrojtje, siguri dhe menaxhim kufitar në shumë vende te botës.

Në përmbledhje, bashkëpunimi me NATO ishte jetik për rritjen e TCN — ai siguroi vlefshmërinë teknike, ekspozimin ndërkombëtar dhe besueshmërinë operacionale që e vendosën TCN si një partner të besuar në mbrojtje dhe integrim të teknologjive të larta në skenën nderkombetare.

5. Si Partneritetet Globale e Kanë Forcuar Pozicionimin Ndërkombëtar të TCN?

Partneritetet globale kanë qenë themelore për rritjen dhe reputacionin ndërkombëtar të TCN. Duke bashkëpunuar me kontraktorë kryesorë të mbrojtjes dhe ofrues të teknologjisë së avancuar nga SHBA, MB, Evropa Perëndimore dhe Japonia, TCN ka fituar akses në sisteme të nivelit më të lartë, metodologji moderne inxhinierike dhe standarde të provuara të menaxhimit të projekteve.

Këto aleanca i kanë lejuar TCN të integrojë teknologji të klasit botëror në zgjidhjet e saj “turnkey- zgjidhje të plota dhe funksionale”, duke ruajtur njëkohësisht fleksibilitetin e një integruesi të pavarur të sistemeve. Si rezultat, TCN mund të ofrojë zgjidhje shumë-furnitorësh të nivelit më të lartë që plotësojnë standardet operacionale të NATO-s dhe BE-së, duke e pozicionuar kompaninë si një partner të besuar dhe të aftë për projekte ndërkombëtare me kompleksitet të lartë.

Partneritetet gjithashtu kanë forcuar besueshmërinë dhe prezencën e TCN në tregjet konkurruese nderkombetare. Të punuarit krah kompanive me të njohura ne nivel global, ka përforcuar ekspertizën teknike, besueshmërinë dhe kulturën e përputhshmërisë së TCN, duke lehtësuar përfshirjen e saj në tenderë ndërkombëtarë dhe konsorciume shumëkombëshe.

Në thelb, këto marrëdhënie globale e kanë transformuar TCN nga një integrues rajonal në një lojtar të njohur ndërkombëtar, i aftë të furnizojë sisteme të teknologjisë më të avancuar dhe të operojë me besim brenda ekosistemit nderkombetar të mbrojtjes, aviacionit dhe teknologjisë së sigurisë.

6. Cilat janë projektet kryesore dhe më të suksesshme të TCN?

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Kosovë

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 2 vite
  • Transformimi i ish-aeroportit ushtarak në një aeroport ndërkombëtar 24/7.
  • TCN furnizoi dhe integroi të gjithë teknologjinë e pistës, duke përfshirë Ndriçimin e Pistës Ajrore (AGL), NAVAIDs, sistemet e Furnizimit me Energji të Aeroportit dhe infrastrukturën përkatëse.

Programi i Modernizimit të Hapësirës Ajrore të Kosovës (KAMP)

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 3 vite
  • Projektimi, furnizimi dhe integrimi i një infrastrukture të plotë CNS (Komunikim–Navigim–Mbikëqyrje), që mundëson menaxhimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës nga autoritetet e aviacionit civil.

Programi i Modernizimit të Hapësirës Ajrore të Shqipërisë

  • Nënkontraktor i Lockheed Martin | Kohëzgjatja: 2 vite
  • Zbatimi i një infrastrukture të re të Menaxhimit të Trafikut Ajror, duke përfshirë sisteme të reja ACC dhe Toëer për AlbControl, duke mbështetur integrimin e Shqipërisë në rrjetin evropian ATM.

Sistemi i Mbikëqyrjes Bregdetare të Shqipërisë

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 1 vit
  • Vendosja e një rrjeti radari bregdetar dhe AIS për Policinë Kufitare Shqiptare, duke rritur ndërgjegjësimin mbi domenin detar, operacionet kundër kontrabandës dhe aftësitë e kërkim-shpëtimit.

Sistemi Radio Tokë–Ajër–Tokë (G-A-G) për Maqedoninë e Veriut & Malin e Zi

  • Kontraktor Kryesor
  • Furnizimi dhe integrimi i një sistemi komunikimi Tokë–Ajër–Tokë (GAG) që mbështet forcat ajrore kombëtare dhe koordinimin e avionëve të NATO-s me JFC Naples.

NATO JFC Brunssum (Holandë)

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 3 vite
  • Projektimi dhe zbatimi i një përmirësimi gjithëpërfshirës të infrastrukturës IT për selinë e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s.

NATO FPMS – Kampi Novo Selo, Kosovë

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 3 vite
  • Vendosja e një Sistemi për Mbrojtje dhe Monitorim të Forcave (FPMS) për bazën e NATO-s, duke ofruar ndërgjegjësim situacional, mbrojtje të perimetrit dhe monitorim sigurie.

NATO FPAAC – Baza Ajrore Ëiesbaden, Gjermani

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 2 vite, në vazhdim
  • Zbatimi i një Sistemi të Automatizuar të Kontrollit të Aksesit dhe Mbrojtjes së Forcave për rritjen e sigurisë së bazës dhe menaxhimin e personelit.

Programi i Sigurisë Detare të Tunizisë

  • Kontraktor Kryesor
  • Dorëzimi i teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes dhe kontrollit detar për Gardën Kombëtare Detare të Tunizisë, duke përfshirë sisteme për detektimin e rrahjeve të zemrës dhe pajisje përkatëse.

Pajisjet IT TEMPEST të NATO-s – Luksemburg

  • Kontraktor Kryesor | Kohëzgjatja: 3 vite, në vazhdim
  • Furnizimi i pajisjeve IT të certifikuara TEMPEST dhe sistemeve të sigurta të komunikimit për operacionet e NATO-s në Luksemburg.

Aeroportet Ndërkombëtare të Tiranës & Kukësit – Shqipëri

  • Kontraktor Kryesor
  • Projektimi dhe instalimi i Sistemeve të Automatizuara të Vëzhgimit të Motit (AËOS), duke përmirësuar sigurinë e fluturimeve dhe efikasitetin operativ.

Policia Kufitare Turke – Zgjidhje për Infrastrukturën IT

  • Kontraktor Kryesor
  • Furnizimi dhe integrimi i pajisjeve dhe softuerëve IT për Policinë Kombëtare Turke, duke mbështetur menaxhimin kombëtar të kufijve dhe operacionet kundër kontrabandës.