Gjenerata Gen Z dhe Millenians reflektojnë karakteristikat e tyre në tregun e punës duke i bërë departamentet e HR të jenë të vëmendshëm në trajtimin e pritshmërive të tyre. Komiteti i Punës dhe Etikës në Dhomën Amerikane në bashkëpunim me Deloitte Albania organizuan Forumin e Biznesit me temën “Sfidat dhe mundësitë që shfaq Forca e Re e Punës” për të diskutuar pikërisht mbi këto karakteristika dhe si munden departamentet e HR të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme. Takimi i moderuar nga Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj ka shërbyer për të bërë një analizë konkrete mbi vecoritë dhe pritshmëritë e këtyre gjeneratave mbështetur në survejin vjetor të Deloitte Albania “Hapat e Parë në Tregun e Punës”
Roden Pajaj Kryetari Komitetit të Punës dhe Etikës dhe Drejtor i Departamentit të HR në Deloitte Albania, ka prezantuar gjetjet e servejit, si profilizohen gjeneratat Gen Z dhe Milleninas mbi bazën e arritjeve akademike, kopetencave që krijojnë në punë dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Në panelin e diskutimit me z. Pajaj janë bashkuar edhe Bledar Beta anëtar i Bordit të AmCham Albania dhe përfaqësues për Philip Moris Albania si dhe Elvis Nosi Drejtor i HR tek Balfin Group.
Gen Z dhe Millenians besojnë se të menduarit analitik dhe vetëorganizmi, puna në grup dhe komunikimi janë vecori të tyre që janë të vlerësuara nga punëdhënësi. Aspirata e tyre më shumë se shkallët e karrierës i orienton drejt krijimit të ekspertizës në fushën e tyre dhe pritshmëria nga puna është që të përputhet me interesat profesionale dhe ti japë mundësi zhvillimi. Në kopetencat që ata presin të zhvillojnë në punë, janë mundësia për të mësuar gjera të reja, aftësi për të bërë analizë analitike të informacionit dhe për të nxjerrë përfundime. Vlerat personale të tyre vendosin në plan të parë familjen dhe shëndetin dhe një punë profesionale.
Këto vecori janë trajtuar nga paneli i cili ka analizuar, si reflekton në punë kjo gjeneratë cilat janë nevojat, si të përdorin kapacitetet e tyre në shërbim të kompanisë. Bledar Bera, Drejtor i Departamentit të Financës tek Philip Morris ta shpjeguar se zhvillimi i stafeve varet shumë nga trajnimet dhe temat që zgjedh duke mos lejuar rutinën të pengojë rritjen e kapcitetit të tyre. Benefiti i trajnimeve është vlerësuar edhe nga Elvis Nosi i cili ka sjellë eksperiencën e Balfin Group për të zhvilluar stafet e tyre duke alternuar trajnimet on line me ato fizike. Megjithatë trendi i kësaj gjenerate duket se nuk përshtatet shumë me trajnimet on line dhe departamantet e HR duhet të jenë më kreativë me ta. Balfin Group e shikon këtë fenomen sidomos në sektorin e turizmit, ku është bërë më e vështitë të gjesh stafe të kualifikuara. Ndërkaq departamentet e HR kanë filluar të ndryshojnë steriotipet gjatë rekrutimit. Ekselentët në shkollë jo gjithmonë janë të shkëlqyer në punën në grup, dhe vecoritë që kanë më shumë rëndësi, janë dëshira për të mësuar dhe vetëorganizmi.
Panelistët gjatë diskutimit të tyre kanë ndaluar dhe në fenomenin shumë të shprehur tek gjenerata Millenians dhe Gez Z për tu larguar nga vendi me shpresen e një alternative më të mirë. Edhe pse mbetet një eksperiencë pozitive puna dhe shkollimi jashtë vendit, ekspertët mendojnë se është përgjegjësi jo vetën e shtetit por dhe e punëdhënësve të krijojnë kushte të favorshme për ti mbajtur këto kapacitete në vend. Roden Pajaj ka përmendur shembullin e Irlandës dhe politikave të edukimit në vitet 50 -60 duke investuar në edukimin e tyre në Amerikë dhe duke shfrytëzuar kapacitetet e krijuara. Eshtë e nevojshme që jo vetëm shteti por dhe punëdhënësit të hartojnë politika eficente të zhvillimit të karrierës për ti sjellë të rinjtë e arsimuar jashtë në vend.