ENIO JAÇO, PRESIDENT I DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË INTERVISTË PËR EURONEWS ALBANIA

ENIO JAÇO, PRESIDENT I DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË INTERVISTË PËR EURONEWS ALBANIA

ENIO JAÇO, PRESIDENT I DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË INTERVISTË PËR EURONEWS ALBANIA

Ilva Tare: Cilat janë qëndrimet e anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, shqetësimet kryesore që kanë me situatën?

Enio Jaço:

Anëtarët e Dhomës Amerikane janë të shqetësuar. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, në rradhë të parë për të kuptuar shetësimet specifike që çdo anëtar ka. Por gjithashtu për të kuptuar shqetësimet që çdo sektor ka, sepse janë të ndryshme nga një sektor në tjetrin. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar në mënyrë aktive për të ndërtuar propozimet e duhura. Kemi bërë disa propozime, dhe po përgatisim edhe të tjera për t’i komunikuar me Qeverinë dhe për të menaxhuar këtë krizë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që në këtë moment të gjithë së bashku kemi tre objektiva kryesore. Në rradhë të parë, të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish. Duket sikur kjo pjesë e problemit po shkon aq mirë sa kemi mundësi të shkojë. Kemi një kurbë të ulët të infeksioneve. Është gjithashtu e rëndësishme të menaxhojmë sistemin shëndetësor, që të mos mbingarkohet e të mos kemi një krizë humanitare.

Por shumë e rëndësishme për ne, gjë për të cilën po punojmë shumë në mënyrë aktive, është që në rrugë e sipër të mos shkatërrohet ekonomia. Këto janë objektivat kryesore për të cilat ne po punojmë ngushtë edhe me anëtarët tanë.

Ilva Tare: A keni propozime konkrete ju si Dhoma Amerikane sa i takon masave që duhen marrë dhe ndihmës që duhet të japë Qeveria?

Enio Jaço:

Ne kemi bërë tre propozime kryesore. Jemi duke përgatitur edhe të tjera më të detajuara, por në rradhë të parë duhet bërë shtyrja e pagesave tatimore. Kjo është diçka që është aplikuar në shumicën e vendeve. Mendojmë që është shumë e arsyeshme.

Kemi propozuar eleminimin e taksës për disa sektorë të caktuar, ata që janë më të  prekurit dhe më në nevojë. Dhe ajo që është shumë më e rëndëisshme për ne, është krijimi i një fondi emergjence në mënyrë të tillë që bizneset që janë të prekur, të kenë akses në kapital dhe të përballojnë pagat e punnonjësve dhe vazhdimësinë operacionale gjatë një periudhe të caktuar. Ne kemi propozuar qe kjo të aplikohet për ato biznese që ruajnë 90% të punonjësve të tyre, pra që ruajnë vazhdimësinë.

Masat duhet të targetojnë dy elemente të rëndësishme.  Zbutjen e pasojës, bizneset kanë goditje të madhe gjatë kësaj periudhe. Dhe duhet të sigurojmë një vazhdimësi likuiditeti për bizneset ne mënyrë që ata të vazhdojnë me detyrimet e tyre por gjithashtu edhe te ruajnë punonjësit e tyre.

Ilva Tare: Ju zoti Jaço sapo jeni kthyer nga SHBA. E di që shpesh kur bëjmë krahasime me Gjermaninë, Greqinë apo Amerikën në ndihma, na thonë që s’jemi si ata. Por a mund të kemi ndihmë të ngjashme? Çfarë plani ka SHBA për të ndihmuar e injektuar ekonominë?

Enio Jaço:

Po, mund të kemi një plan të ngjashëm. Në fakt në një farë mënyrë është e pa rëndësishme se sa e madhe apo e vogël është ekonomia. Ajo që është e rëndësishme është raporti i stimulit me përmasën e ekonomisë. Pra raporti i stimulit që do injektojme me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Masa e artë që ekonomistët rekomandojnë për situatën e koronavirus është 10-15% e PBB. Pra një masë stimuluese që arrin nga 10-15% e PBB. Këtë kanë bërë edhe disa nga vendet me paketën fiskale më të mirë. Kjo ka ndodhur në Britanitë Madhe dhe Francë. Por edhe paketa fiskale prej 2.2 trilion dollarësh në Amerikë është shumë e mirë dhe përfaqëson 10% të PPB.

Me llogaritë tona, paketa stimuluese që Qeveria ka propozuar është rreth 2.5% e PPB. Ne mendojmë që është e pamjaftueshme.

Jam i bindur që do shkojmë tek faza B, C, D dhe kjo është e kuptueshme sespe është diçka që do rritet në vijim. Ajo që ka funksionuar mirë në Amerikë – arsye pse kanë reaguar edhe tregjet e aksioneve dhe ekspertët por gjithashtu edhe ekonomia ka filluar të ketë shenja të mira – është sepse kjo paketë është e qënësishme, pra e madhe, por edhe është e detajuar. Ka një legjislacion që i përshtatet pothuajse të gjithë sektorëve.

Është shumë e detajuar. Krijon mundësinë dhe jep udhëzimet e duhura për bizneset për të aplikuar. Dhe ajo që është më e rëndëishme, është që ofron një fond te mjaftueshem likuiditeti pothuajse për çdo biznes. Ofron një fond për bizneset e vogla dhe gjithashtu një për bizneset e mëdhaja. Kjo është në formë kredie e butë.   

Është shumë e rëndësishme që bizneset në këtë periudhë të funksionojnë dhe të kenë akses në kapital, në mënyrë që nëse kjo situatë vazhdon për dy ose tre muaj të jenë në gjendje të bëjnë pagesa për punonjësit e tyre, në mnyrë që kjo të mos kthehet në rrezik social. Gjithashtu është e rëndësishme që bizneset të funksionojnë pak a shumë njësoj si më përpara. Pra është shumë e rëndësishme të kenë akses në kapital. Kjo ka po funksionon në Amerikë, ndaj tregjet janë përgjigjur pozitivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.