Indeksi i Biznesit i AmCham për vitin 2025 është 40.34 pikë nga 100, duke shënuar një rënie prej 6.13 pikësh kundrejt vitit 2024, kur indeksi qëndronte në 46.47 pikë.  Dhoma Amerikane, nëpërmjet Drejtorit Ekzekutiv Neritan Mullaj, prezantoi rezultatet e Indeksit të Biznesit 2025 në një event të organizuar në bashkëpunim me Revistën Monitor, ku prej diskutimeve u ravijëzua mesazhi se klima e biznesit është përkeqësuar dhe nevojiten reforma të guximshme për të rikthyer besimin e investitorëve.  Rezultatet, të mbështetura në perceptimin e anëtarëve të AmCham për zhvillimet në vitin 2025, evidentojnë se shqetësimet kryesore të biznesit janë monopoli dhe konkurrenca e pandershme me 26.11 pikë, që pasohet nga burokracia qeveritare me 26.39, klima e brendshme politike me 28.06, niveli i ekonomisë informale i vlerësuar me 28.19, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 28.67 pikë dhe korrupsioni me 28.67 pikë.  Pyetësori i përvitshëm ka krijuar tashmë një histori, duke treguar evoluimin e indikatorëve nga një vit në tjetrin. Një nga gjetjet domethënëse të Indeksit është përkeqësimi i ndjeshëm i disa treguesve themelorë. Rëniet më të mëdha në raport me një vit më parë u evidentuan në indikatorin e klimës së brendshme politike me -14.00 pikë, infrastruktura me -12.29 pikë, burokracia qeveritare me -9.54 pikë, korrupsioni me -9.34 pikë, ekonomia informale me -6.08 pikë, rendi dhe siguria në vend me -6.17 pikë, si dhe monopolet dhe konkurrenca e pandershme me -4.85 pikë. Këto rezultate tregojnë se bizneset e perceptojnë mjedisin ekonomik si më pak të parashikueshëm dhe më sfidues se një vit më parë.  Në treguesit e tjerë, të cilët kanë një ndikim në klimën e biznesit, vëmendjen e ka marrë edhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, e cila vazhdon të mbetet një nga problemet më serioze për biznesin. Me gjithë një përmirësim të lehtë të indikatorit, rreth 70 për qind e anëtarëve të AmCham deklarojnë se gjetja e stafit të kualifikuar është e vështirë ose shumë e vështirë, ndërsa pritshmëritë për përmirësim në afatin e shkurtër mbeten të kufizuara.  Megjithatë, Indeksi i Biznesit evidenton edhe indikatorë që qëndrojnë në nivelin pozitiv të perceptimit. Bizneset vlerësojnë mbi 50 pikë furnizimin me energji elektrike, nivelin e kërkesës për produkte dhe shërbime, marrëdhëniet me autoritetet doganore, si dhe zhvillimet në investime dhe punësim. Për herë të parë, në Indeks janë përfshirë indikatorë mbi vlerësimin e mjedisit digjital, ku infrastruktura digjitale rezulton me performancë pozitive, ndërsa konsiderohen si sfida shërbimet elektronike publike dhe siguria kibernetike. Edhe pse bizneset presin një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2026, niveli i parashikuar mbetet ende nën pragun prej 50 pikësh, i cili konsiderohet kufiri mes një perceptimi pozitiv dhe negativ të klimës së biznesit.  Në përgjigje të këtyre sfidave, ...

Read More

Dhoma Amerikane e Tregtisë, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme ...

Read More

Aktiviteti “Mëngjes Pune” me Ministren e Shëndetësisë Evis Sala zhvilloi diskutim konstruktiv mbështetur në ...

Read More

Në kuadër të Misionit Door-Knock të AmCham Albania në Washington, D.C., Dhoma Amerikane e ...

Read More