AmCham për Paketën Fiskale 2022: Ndryshime të shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për konsultim publik

<strong><em>AmCham për Paketën Fiskale 2022: Ndryshime të shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për konsultim publik</em></strong>

Takim i Komitetit te Taksave

Paketa Fiskale 2022 dhe ndryshimet që ajo sjell, kanë qënë në qëndër të vëmendjes së Komitetit të Taksave dhe Doganave, ekspertët e së cilës kanë bërë një punë voluminoze  brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Dhoma Amerikane ka shprehur edhe njëherë shqetësimin mbi ndryshimet e herëpashershme mbi Paketën Fiskale, duke mos respektuar angazhimin për të ndërhyrë një herë në katër vjet me qëllimin që të krijojnë stabilitet dhe parashikueshmëri në planet e biznesit. Gjithashtu, qeveria nuk ka respektuar afatet ligjore të nevojshme për konsultimin publik, duke lënë shumë pak kohë në dispozicion për komente dhe duke e ndarë Paketën Fiskale me biznesin pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Në letrën zyrtare janë përfshirë komentet e anëtarëve të AmCham si dhe objeksionet e ekspertëve të këtij Komiteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *