Easy Albania

Easy Albania

easy albania logo

Misioni i Easy Albania që në zanafillat e krijimit është krijimi i një platforme që u jep mundësinë bizneseve të vogla dhe të mesme të krijojnë dyqanin e tyre online duke e pasur gati infrastrukturën. 
EasyAlbania vë në dispozicion infrastrukturën e saj në funksion të individëve që shesin produkte Made in Albania dhe kanë në fokus punimet tekstile apo artizanale. 

Produkte plotësisht shqiptare, të dizenjuara me stilin tradicional nga gratë në zonat rurale dhe jo vetëm. EasyAlbania nxit vazhdimësinë e prodhimit të produkteve bio si mjalti, rakia, vera dhe bimët medicinale në kushte shtëpie dhe në mënyrë artizanale. Nxitja e vazhdimësisë së prodhimit të këtyre produkteve mundësohet duke krijuar për ta një treg pa kosto. Çdo individ që prodhon të tilla produkte, nuk paguan pranë EasyAlbania. 
 

Fuqizimi i femrës është një nga prioritet më të mëdha të kompanisë sonë. 
Dëshira jonë është të përkrahim sa më shumë vajzat dhe gratë në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të zgjerojnë biznesin e tyre pa u dashur të rrezikojnë nga buxheti i tyre. 
Kemi të gjithë strukturën e duhur, si dhe dëshirën për t’u angazhuar në këtë projekt. 
Për të gjitha vajzat dhe gratë e Tiranës dhe rretheve, të cilat prodhojnë produkte artizanale ne i ofrojmë: Reklamim të produkteve përmes platformës që kemi ngritur, po ashtu edhe reklamim përmes rrjeteve tona sociale si dhe mirëmbajtjen e dyqanit të tyre online E gjitha kjo duke i dhënë mundësi të rriten profesionalisht dhe të krijojnë të ardhura të sigurta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *