• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • Western Union në UPay, transfertat ndërkombëtare të parave direkt nga telefoni

Western Union në UPay, transfertat ndërkombëtare të parave direkt nga telefoni

Blogu, Lajme nga antarët
10 November 2026
Admin

Mënyra se si shqiptarët kryejnë pagesat dhe menaxhojnë paratë po ndryshon, ndërsa shërbimet digjitale po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme. Në këtë drejtim, Union Financiar Tiranë (UFT) ka zhvilluar UPay, një platformë moderne financiare që sjell më pranë përdoruesve një gamë të gjerë të shërbimeve financiare për individët dhe bizneset, përmes një eksperience të thjeshtë dhe të aksesueshme nga telefoni.

E mbështetur në teknologji të avancuar, standarde të larta sigurie dhe një qasje inovative ndaj shërbimeve financiare, UPay është ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojave të një konsumatori që kërkon më shumë shpejtësi, komoditet dhe fleksibilitet në menaxhimin e parave. Përmes aplikacionit, përdoruesit mund të kryejnë veprime financiare në mënyrë digjitale, pa qenë të kufizuar nga oraret për shërbimet e disponueshme online.

Zhvillimi i UPay pasqyron angazhimin e Union Financiar Tiranë për të sjellë në tregun shqiptar zgjidhje bashkëkohore, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e shërbimeve dhe mundësitë që përfiton çdo përdorues.

Një ndër zhvillimet me rëndësi në këtë drejtim është integrimi i transfertave ndërkombëtare Western Union në aplikacionin UPay, duke u dhënë përdoruesve akses global dhe përfitime konkrete duke mundësuar: transfertat e parave direkt nga telefoni me mbi 200 vende dhe territore kudo në botë, 0 komision për tërheqjet në aplikacion dhe 100 lekë bonus për çdo dërgesë.

Integrimi i Western Union në UPay është një shembull i mënyrës se si partneritetet ndërkombëtare dhe investimet në teknologji mund të kontribuojnë në modernizimin e shërbimeve financiare në tregun shqiptar dhe më gjerë.

Në një industri ku konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë shërbime të aksesueshme, të sigurta dhe efikase, kombinimi i platformave digjitale me rrjetet globale krijon mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit.

Përmes UPay, Union Financiar Tiranë synon të zhvillojë një ekosistem financiar digjital që shkon përtej pagesave të zakonshme, duke integruar shërbime që u përgjigjen nevojave gjithnjë e më të diversifikuara të konsumatorëve. Teknologjia e avancuar, siguria dhe lehtësia në përdorim janë elemente thelbësore të këtij zhvillimi.

Si agjent i vetëm i Western Union Financial Services Inc. në Shqipëri, UFT ka ndërthurur eksperiencën në tregun vendas me kapacitetet dhe shtrirjen ndërkombëtare të liderit global të transfertave të parave.

You may also like