AmCham Lajmet e Antarëve- BALFIN Group – Balkan Finance Investment

AmCham Lajmet e Antarëve- BALFIN Group - Balkan Finance Investment

BALFIN Group – Balkan Finance Investment

BALFIN Group në këto momente të vështira po ofron ndihmë konkrete për shtresat që janë prekur më shumë nga kriza. Në qendër të vëmendjes kanë qenë edhe institucionet e shtetit, të cilat ofrojnë me shërbimin e tyre rendin dhe sigurinë për qytetarët.

Albcrome, Spar dhe Tirana Bank kanë ndihmuar 350 familje me shporta ushqimore, për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19. Shoqëritë e BALFIN Group, kanë shpërndarë gjatë kësaj periudhe rreth 12-ton ushqime.

Për më tepër, Spar Albania i ka dhuruar Policisë së Shtetit 5 mijë maska dhe 5 mijë doreza mbrojtëse, për t’u përdorur nga punonjësit e policies, të cilët janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të infektimit.

“Të gjitha shoqëritë duhet të jetojnë me gëzimet dhe problemet e komuniteteve ku operojnë. Kriza që po jetojmë sot ka prekur të gjithë shoqërinë shqiptare, prandaj ne na lind si detyrë që përveçse të kujdesemi për punonjësit tanë dhe ecurinë e biznesit, të jemi shumë të vëmendshëm dhe t’i qëndrojmë pranë shtresave në nevojë. Dhe ne po e bëjmë këtë” – thotë Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive e BALFIN Group.

BALFIN Group ka zbatuar politikat më të mira të përgjegjësisë së korporatave, duke iu ndodhur pranë jo vetëm familjeve në nevojë, por edhe forcave të rendit.

Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.

***

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *