Dhoma Amerikane diskuton me doganat për problematikat e biznesit

Referancat, magazinat doganore, sistemi on line, në fokus të takimit

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar takimin vjetor me Drejtorinë e Doganave, për të folur drejt për drejt për çështje që biznesi i saj anëtar has në sektorin e doganave.

Gjatë përshëndetjes së tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, z.Enio Jaço i kërkoi sot Drejtorisë së Doganave zgjidhje për disa problematika që prej vitesh nuk ndryshojnë dhe vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin. Ai u ndal konkretisht tek çmimet e referencës, si dhe tërhoqi vëmendjen përsa i përket politikave të reja mbështetëse që duhet të ndërmerren për lehtësimin dhe zhvillimin e tregtisë digjitale (e-commerce).  

Drejtori i Doganave z. Genti Gazheli , ka informuar për shërbimet e doganave gjatë 2020 dhe sfidat që e presin në një tjetër vit të vështirë ku pandemia ka vendosur sfida të reja për administratën që ai drejton. “Roli aktiv dhe ndihmues i  Administratës Doganore  siguroi që spitalet të mos përballeshin me vonesa në pajisjet kyçe, që qytetarët të mos ndesheshin me “rafte bosh” në supermarkete e dyqane, që farmacive të mos u mungonin ilaçet e nevojshme për të luftuar Covid 19”- u shpreh z. Gazheli gjatë takimit.

Alketa Uruçi Kryetare e Komitetit të Taksave dhe Doganave, u ndal konkretisht në çështjet që biznesi ka ngritur pranë Dhomës Amerikane dhe që prekin jo thjesht mënyrën e aplikimit të referencave dhe rastet përjashtimore, por dhe unifikimin e praktikave për çdoganime në të gjitha pikat doganore, sisteme informatike që lehtësojnë punën e biznesit dhe të doganës dhe shkurtojnë kohën e çdoganimit.

Takimit është përqëndruar në nivel ekspertësh ku përfaqësuesit e Dhomës Amerikane dhe të Drejtorisë së Doganave, kanë sqaruar rast pas rasti problematikat e ngritura. Në vijim të marrëdhënieve institucionale që AmCham ka me Drejtorinë e Doganave, Presidenti i Dhomës Amerikane i kërkoi Drejtorit të Doganave z. Genti Gazheli që të dy të angazhoheshin personalisht për të zgjidhur përfundimisht të paktën një nga problematikat e përsëritura.

Referencat doganore, problemi vazhdon në dogana

Problematika e çmimit të referencës, mbetet një çështje e diskutueshme për  anëtarët e Dhomës Amerikane.  “Për hir të së vërtetës është një problematikë e gjithë komunitetit të biznesit. Është një problematikë, e cila konsiderohet e prapambetur, është kritikuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ka shumë arsye që të besohet se është e pasaktë në lidhje me vendosjen e detyrimeve ndaj bizneseve”- tha gjatë takimit z. Jaço. 

“Ne fushën e vlerësimit doganor, për një temë mjaft sensibël në vite për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me aplikimin e të dhënave të disponueshme (Referencave) do dëshiroj t’ju informoj që aktualisht: Gjatë vitit 2020 përdorimi i referencave (duke u zhveshur nga mallrat e bursës dhe automjetet që përdoren nga individet) ka qënë në masën 3%.” – tha në lidhje me këtë problematikë z. Gazheli

Lidhur me aplikimin e çmimit të referencës Alketa Uruçi, Kryetare e Komitetit të Taksave dhe Doganave  ka përmendur faktin se ka subjekte që kanë ndjekur në gjykatë çështjen e përdorimit të referencave dhe kanë fituar dhe është e nevojshme që këto vendime gjykatash të kthehen në praktika të unifikuara. Gjithashtu është e nevojshme që doganierët mbi gjashtë metoda  që kanë në dispozicion për vlerësime doganore , mos shkojnë drejt për drejt tek metoda e gjashtë por te shikojnë për forma të vlerësimit doganor  nga metodat e para.

Magazinat  dhe regjimet doganore si Zona të Lira

Drejtori i Doganave z. Genti Gazheli ka shpjeguar për biznesin anëtar të AmCham risitë që erdhën nga Regjimi i Magazinave të Lirasi rrjedhojë e përafrimit të Kodit Doganor e Dispozitave të tij me legjislacionin doganor të BE. Regjimi i Magazinave Doganore i ka transformuar ato në Zona të Lira dhe në 2020 numërohen 6 të tilla. Mjaft lehtësira ka patur biznesi edhe për sa i takon magazinimit doganorçka jumundëson subjekteve lehtësim të procedurave dhe pagesave.

Në listën e shërbimeve që po ofron administata doganore z. Gazheli ka përmendur edhe Magazinat Fiskaletë cilat  janë shtuar si aktivitetet prodhuese edhe numri i operatorëve të autorizuar me 519 ose afro 136%, duke ulur ndjeshëm informalitetin dhe prodhimin klandestin. Vlen të përmendet këtu se një pjesë jo pak e rëndësishme e përbëjnë operatorët e peshkarexhave që nëpërmjet rregjistrimit jo vetëm fiskalizojnë detyrimet, por përfitojnë si incentivë ekonomike përjashtim nga detyrimi për akcizën e karburanteve.

E commerce, politika që lehtësojnë tregtinë digjitale

Pandemia dhe zhvillimet digjitale që promovoi, e kanë kthyer në imperative të kohës e-commerce. Është detyrë jo vetëm e administratave shtetërore por dhe e organizatave private të punojnë bashkërisht për të ndërtuar platforma të sigurta për e -commerce duke ndihmuar kështu zhvillimin e tregtisë on line. Pikërisht këtë kërkoi gjatë takimit Presidenti i AmCham z. Eno Jaço i cili theksoi rëndësinë e politikave lehtësuese për tregtinë digjitale apo e commerce. 

“Tregtia digjitale është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit por ka një zhvillim edhe më të madh gjatë pandemisë dhe bizneset tona kanë nevojë që të adaptojnë tregtinë digjitale. Por ndërkohë, ne gjykojmë që ka një vakum në lidhje me politikat mbështetëse që duhet të merren”- tha z. Jaco.

Përfaqësuesit e doganave kanë sqaruar në lidhje me këtë çështje se janë duke punuar për një sistem të ri informatik i cili do të ketë zhvillime si  në hardware edhe software dhe do të lehtësojë mjaft punën e biznesit duke evituar proçedurat fizike doganore. Nga modulet e reja e deri tek veprimet on-line, janë risia që do të sjellë sistemi i ri. Në këtë aspekt znj. Uruçi ka përmendur që do të ishte mirë që mjaft praktika të unifikuara të hidhen në sistem dhe të bëhen të njohura për të gjithë bizneset ashtu sikurse është mirë të përditësohet edhe çmimet e bursës për mallrat të ndryshme sidomos ato të akcizës dhe karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *