Samiti vjetor i shitjeve të Printec Group u mbajt në Tiranë për herë të parë.

Samiti vjetor i shitjeve të Printec Group u mbajt në Tiranë për herë të parë.

Nga data 11 deri më 14 mars, ekipet e shitjeve të Printec Group u mblodhën për Samitin e Shitjeve, për herë të parë në Tiranë. Printec Group e ka konsideruar organizimin të veçantë dhe me një dimension të freskët dhe emocionues. Nën temën “Ndërtimi i blloqeve: Angazhohu, Ngrihu, Zgjero”, eventi iu kushtua rilidhjes, bashkëpunimit dhe ndarjes së njohurive mes skuadrave të shitjes nga të gjitha degët e Printec Group. Takimi është shfrytëzuar si një mundësi mjaft e mirë për të ndarë eksperiencat, demonstrimet dhe prezantimet e produkteve dhe njohuritë e vlefshme  që i ndihmojnë skuadrat e shitjes të rriten.

Një element mjaft i vlerësuar i Samitit ka qënë koha e shpenzuar me kolegët, festimi i arritjeve dhe hedhjen e bazave për suksesin e ardhshëm. Gjatë Samitit janë ndarë çmimet për skuadrat më të suksesshme dhe një prej fituesve ka qënë dhe Printec Tirana e drejtuar nga Adrian Shehu. Nuk kanë munguar për këtë event të madh të Printec Group, falenderimet e pjesëmarrësve për organizatorët, të cilët kanë mundur t’ju prezantojnë të ftuarve nga Rajoni dhe Europa më të mirën e natyrës, mikëpritjes dhe kulinarisë shqiptare duke u duartrokitur fort për organizimin dinjitoz

 “Adrian Shehu, menaxheri i vendit tonë, i cili krijoi zyrën në Shqipëri 20 vjet më parë, ka qenë një mikpritës i mrekullueshëm! Nuk prisja asgjë më pak! Qendra e Tiranës është një surprizë shumë e këndshme, shumë më e mirë se sa pritej” – tha Konstantinos Kalogerakis, Printec Group Business Development.

Vetë Adrian Shehu ka falenderuar për Cmimin e Performancës dhe mundësinë për të organizuar në Tiranë për herë të parë këtë takim të madh të grupit duke iu demostruar se janë pjesë integrale dhe e rëndësishme e këtij grupi.