AllWeb Workshop 2-4 Prill me eksperte te LinkedIn, YouTube, TikTok & Instagram

AllWeb Workshop 2-4 Prill me eksperte te LinkedIn, YouTube, TikTok & Instagram

AllWeb Workshop

Të nderuar anëtarë të AmCham,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë ta ndiqni workshop-in Trajnimi per Digital Marketing / Social Media të përgatitur enkas për punonjësit & drejtuesit e profileve të zhvillimit të biznesit, komunikimit dhe inovacionit pranë kompanisë tuaj nga anëtari ynë New Media po sjell në datat 2 – 4 Prill në Tiranë – AllWeb Workshops!

Folësit e përzgjedhur janë Jasmin Alic (a Fortune 500 copywriter, brand strategist, and the #1 ranked LinkedIn growth expert in the world) dhe Kirsten Jassies (social media expert, specializing in Instagram, TikTok, and content creators since 2010)  të cilët do të lektorojnë sesione tepër praktike me raste konkrete, të cilat do ti japin përgjigje pyetjeve tuaja. 

Jasmin Alić (Jay nga Hey Jay), të cilin e keni duartrokitur vitin e kaluar (Allweb 2023), tani do të çojë ekipin tuaj nëpër një udhëtim fantastik për të na mësuar si të krijojmë përmbajtje që na diferencon dhe brand storytelling në LinkedIn™. Formualt e tij praktike dhe strategjitë e brandit personal janë pikërisht ato që nevojiten për tu dalluar dhe për të arritur sukses në hapësirën digjitale.

Kirsten Jassies (Allweb 2019) do të thellohet në krijimin e përmbajtjes për Instagram dhe TikTok, diçka për të cilën mbaj mend që ekipi juaj ishte veçanërisht i entuziazmuar. Sesioni i saj praktik mbi krijimin e formateve të shkurtra të videos jo vetëm që do t’i frymëzojë, por gjithashtu do t’a pajisë ekipin tuaj me mjetet për të prodhuar përmbajtje angazhuese dhe inovative.

Detajet e Eventit

  • Date: 2-4 Prill
  • Start Time: 13:30
  • Location: Xheko Imperial 
  • Agenda: TBD 

Çmimi i Workshop: 259 euro (për të 3 ditët)

Shënim: Çmimet janë pa tvsh

Për Anëtarët e AmCham cmimi do të jetë me zbritje në vlerën 200 euro / person (pa tvsh)

Gjeni prezantimin e plotë në linkun këtu ose mund të konsultoni Faqen e dedikuar për evenitin https://allweb.digital/workshop/