Dhomat Amerikane në  Europë : Ndërlidhësit e biznesit mblidhen në Washington

Dhomat Amerikane në  Europë : Ndërlidhësit e biznesit mblidhen në Washington

Marrëdhëniet transatlantike kanë qënë në fokus të axhendës ambicioze të Delegacionit të Dhomave Amerikane në Europë gjatë vizitës në Washington. Pjesë e këtij delegacioni së bashku me 40 Drejtorë Ekzekutivë nga 30 AmCham në Europë, ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania, Neritan Mullaj. Porta e parë ku kanë trokitur Dhomat Amerikane në Europë (ACE) ka qënë ajo e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Washington, ku janë pritur nga Presidentja dhe CEO, Suzanne Clark. Diskutimi ka përfshirë tema të rëndësishme të bashkëpunimit si ekonomia, gjeopolitika dhe  çështjet transatlantike.

Vizitat në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Tregtisë i kanë dhënë mundësinë Dhomave Amerikane të flasin për zhvillimin e rrugëve tregtare me Marisa Lago, nënkryetare e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare, Departamenti i Tregtisë i SHBA, si edhe Dilaë ar Syed, Zëvendës Administrator në Administratën e Biznesit të Vogël të SHBA.

Mjaft interesante dhe në shërbim të rrjetëzimit të Dhomave Amerikane, ka qënë pritja e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, ku ka patur mjaft  diskutime mbi Raportin e Ekonomisë Transatlantike 2024, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve në nivel të lartë dhe ndërveprimet mes biznesit.

Gjatë ditës së dytë, përfaqësuesit e ACE janë angazhuar në Samitin e Çështjeve Transatlantike të Biznesit, i cili u përqëndrua në përmirësimin e konkurrueshmërisë ekonomike, zhvillimet dixhitale dhe teknologjike dhe kalimin në energjinë rinovuese. Grupi i ACE u angazhua në një diskutim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe në Këshillin e Atlantikut, duke sjellë  perspektivën e vet  në lidhje me klimën politike dhe politikat tregtare.  Në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, delegacioni pati një dialog konstruktiv me Ambasadorin Yuri Kim, Zëvendës Sekretare e Parë për Punët Evropiane dhe Euraziatike, i fokusuar në gjendjen e marrëdhënieve transatlantike dhe prioriteteve të Byrosë për Punët Evropiane dhe Euroaziatike. Ambasadorja Yuri theksoi se SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku gjatë këtyre sfidave historike. Sektorët për bashkëpunim më të madh përfshijnë Energjinë, AI-në, Sigurinë Kibernetike, Rrjetin e Furnizimit dhe Mbrojtjen.

Në Miami, ekipi i ACE u takua me Dhomën e Tregtisë së Miami, duke zbuluar mundësitë e bashkëpunimit të biznesit. Pjesë e takimeve ishin edhe vizitat tek Grupi i Royal Caribbean, duke u përqendruar në përparimet e turizmit dhe format e qëndrueshmërisë. Ndalesa përfundimtare ishte tek Hotel South Beach, ku u vendos theksi në promovimin e ekonomisë qarkulluese dhe përpjekjet për të rritur përdorimin e elementëve të riciklueshëm edhe në industrinë e turizmit.