• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me mbështetjen e CIPE, prezantuan kuadrin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me mbështetjen e CIPE, prezantuan kuadrin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Blogu, Slaidet
15 June 2026
Gerta

Tiranë, 15 qershor, 2026

Tiranë, 15 qershor 2026 – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, me mbështetjen e Qendrës për Sipërmarrjen Private Ndërkombëtare (CIPE) dhe në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, organizoi një event të nivelit të lartë për të prezantuar në publik kuadrin e mekanizmit për skanimin e investimeve të huaja.

Për rëndësinë e madhe që ka zbatimi në praktikë i këtij mekanizmi, eventi u përshëndet nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn.

Eventi shërbeu si një platformë informuese mbi rolin e mekanizmit të shqyrtimit të investimeve në mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe ruajtjen e një klime investimi transparente dhe të parashikueshme në Shqipëri. Një funksion i rëndësishëm i eventit ishte dhe diskutimi i hapur dhe konstruktiv i ekspertëve të Dhomës Amerikane dhe i Ministrisë së Ekonomisë mbi sfidën e zbatimit të këtij mekanizmi skanues që balancon tërheqjen e investimeve të huaja me mbrojtjen e interesave strategjike kombëtare. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në implikimet praktike të zbatimit të këtij kuadri, si dhe në përputhshmërinë e tij me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.

Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania, z. Neritan Mullaj, theksoi rëndësinë e krijimit të mekanizmave modernë që garantojnë sigurinë ekonomike dhe një mjedis të qëndrueshëm për investitorët, duke vendosur theksin se kuadri nuk synon kufizimin e investimeve. Ai është një mjet rregullator për të siguruar një ambient me rregulla të qarta dhe transparente, procedura të parashikueshme për investitorët ndërkombëtarë dhe institucione të afta të ruajnë ekuilibrin ndërmjet hapjes ndaj investimeve dhe mbrojtjes së interesave strategjike të vendit, duke sjellë për rrjedhojë forcimin e besimit të publikut. Mesazhi se investimet afatgjata shkojnë aty ku ka transparencë, parashikueshmëri dhe institucione të besueshme u konfirmua edhe gjatë misionit të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Washington D.C.

Kjo u theksua edhe nga Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z.Grant Van Cleve, i cili vlerësoi se “mekanizmi i skanimit të investimeve ka qenë një proces për të cilin AmCham është investuar prej kohësh dhe u finalizua falë bashkëpunimit me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë”

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, vendosi theksin tek rëndësia e rregullores e cila është pjesë e legjislacionit të BE-së dhe i jep mundësinë Shqipërisë të vendosë një standard të lartë të transparencës dhe sigurisë. “Pas miratimit të rregullores që është dhe pjesë e legjislacionit të BE-së, u përballëm me një konfuzion mbi mënyrën se si do të zbatohet dhe burokracitë që sillte, duke e bërë të nevojshme të shpjegojmë se çfarë është ky mekanizëm dhe si do të na ndihmojë në rrugën e transformimit juridik dhe institucional drejt BE-së, por në të njëjtën kohë dhe në standardin e investimeve të huaja që janë kaq të nevojshme në zhvillimin tonë ekonomik.

You may also like