AmCham Lajmet e Antarëve – FUFARMA

AmCham Lajmet e Antarëve - FUFARMA

FUFARMA

Fufarma nuk ka ndaluar aktivitetin prodhues gjatë COVID-19, por as atë humanitar duke i ardhur në ndihmë sidomos punonjësve në fushën e parë të luftës.

Përmes një donacioni modest, nën logon e saj, Fufarma ka dorëzuar rreth 3,000 paketa, ku secila përmban Alkolina, maska mbrojtëse, doreza dhe shishe uji, si armë  mbrojtjeje në luftën kundër virusit COVID-19.

Nën moton “sebashkudotiadalim” vëmendja e kompanisë Fufarma është drejtuar nga forcat e Rendit dhe Policisë Bashkiake, të cilët janë në vijën e parë të luftës ndaj armikut të padukshëm, COVID-19.

“Kemi besim se me punën e përkushtuar të forcave të rendit, kontributin e jashtëzakonshëm human të të gjithë profesionistëve të vijës së parë të luftës: Mjekë, Farmacistë, Infermiere si dhe me solitaritetin dhe qëndrimin korrekt të gjithësecilit prej nesh,  bashkë do t’ia dalim e do t’i rikthehemi normalitetit së bashku me pranverën e vonuar”- thonë drejtuesit e Fufarmës.

Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *