Kompania Teuta
Kompania Teuta është sensibilizuar dhe ka dhënë kontributin e saj në këto kohë të vështira të krizës pandemike, duke bashkëpunuar me Bashkinë e qytetit të Durrësit, por edhe me organizata humanitare.
Gjatë kësaj periudhe, kompania Teuta ka ndihmuar Bashkinë e Durrësit, t’i gjendet pranë me ndihma ushqimore zonës së Spitallës, duke dërguar 35 pako ushqimore në një nga zonat më problematike të këtij rrethi.
Gjithashtu, në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe”, kompania e mirënjohur ka shpërndarë 500 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Për kompaninë Teuta është një detyrim moral dhe njerëzor që të gjendet pranë komuniteteve në nevojë dhe do të vazhdojë të bëjë punën e saj humanitare.
Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.
***