• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • Komitetet e AmCham bëjnë përmbledhjen e vitit dhe hedhin bazat për prioritetet e vitit 2027

Komitetet e AmCham bëjnë përmbledhjen e vitit dhe hedhin bazat për prioritetet e vitit 2027

person holding pencil near laptop computer
Blogu, Slaidet
16 November 2026
Gerta

Në përmbyllje të vitit, tetë Komitetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë u mblodhën për të vlerësuar punën e realizuar gjatë vitit, duke analizuar ecurinë e programeve vjetore, aktivitetet dhe çështjet e trajtuara në tri shtyllat themelore ku mbështetet veprimtaria e AmCham, avokimi, trajnimi dhe netëorku.

Këto takime shërbyen si një moment reflektimi mbi kontributin e Komiteteve në veprimtarinë e organizatës, rezultatet e arritura, sfidat e hasura dhe çështjet që do të kërkojnë angazhim dhe vëmendje edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ndërsa mbledhjet e fundvitit shënojnë mbylljen e një cikli, ato përbëjnë gjithashtu një moment të rëndësishëm për identifikimin e ideve, temave dhe prioriteteve që do të udhëheqin punën e Komiteteve gjatë vitit 2027.

Gjatë këtij procesi, vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Komiteteve në përfaqësimin e interesave të anëtarëve dhe në adresimin e çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e biznesit në vend. Përmes dialogut me institucionet, rekomandimeve konkrete, aktiviteteve informuese dhe shkëmbimit të ekspertizës, Komitetet kanë vijuar të shërbejnë si një platformë e rëndësishme për identifikimin e problematikave dhe promovimin e zgjidhjeve për sektorët që përfaqësojnë.

Komiteti i Taksave, një prej komiteteve më aktive të AmCham, ka vijuar të ketë në fokus politikat fiskale, legjislacionin tatimor dhe komentet mbi Paketën Fiskale 2027. Ndërkohë, Komiteti i Ligjeve ka trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me kuadrin rregullator, mbi Mekanizmin e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja si edhe Ligjin për Investimet.

Çështjet e tregut të punës, zhvillimi i aftësive profesionale dhe përgatitja e burimeve njerëzore për sektorët me potencial zhvillimi kanë qenë pjesë e rëndësishme e angazhimit të Komitetit të Punës. Në të njëjtën kohë, Komiteti i Biznesit Digjital ka ndjekur zhvillimet që lidhen me legjislacionin për inteligjencën artificiale, transformimin teknologjik dhe kuadrin ligjor që mbështet ekonominë digjitale.

Në nivel sektorial, Komiteti i Turizmit ka përmbledhur në një dokument të vetëm çështjet që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, duke i paraqitur ato në formën e një dokumenti Ëhite Paper pranë Ministrisë së Turizmit. Po aq aktiv ka qenë edhe Komiteti i Shëndetësisë, i cili, përmes ekspertëve të fushës, ka punuar për të sjellë rekomandime të rëndësishme lidhur me legjislacionin për metodologjinë e çmimeve të barnave, ligjin për pajisjet mjekësore dhe rritjen e financimit të sektorit të shëndetësisë.

Komiteti i Investimeve ka qenë veçanërisht aktiv në organizimin e një prej eventeve më të mëdha të vitit, Misionit të Biznesit në Ëashington, ndërsa vijon punën për të paraqitur komente mbi ligjin e ri të investimeve. Nga ana tjetër, të rinjtë e organizuar në Komitetin e të Rinjve dhe Inovacionit kanë qenë mjaft aktivë gjatë vitit. Përmes veprimtarisë së tyre, ata kanë mundësuar uljen në të njëjtën tryezë të të rinjve universitarë, punëdhënësve dhe institucioneve, për të diskutuar konkretisht mbi aftësitë e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Duke u mbështetur në këtë analizë, Komitetet kanë nisur gjithashtu diskutimet paraprake për programet e vitit të ardhshëm, duke identifikuar tematika të reja, çështje prioritare dhe mundësi bashkëpunimi. Ky proces do të shërbejë si bazë për hartimin e planeve të veprimit dhe kalendarëve të aktiviteteve për vitin 2027.

You may also like