Covid -19 tashmë i ka të provuara efektet mbi biznesin, dhe burimet njerëzore janë një nga departamentet që vuajnë vulën e tij. Ndërsa shërbimet, prodhimi, marrdhëniet me klientin janë duke u ridimensiuar për tju përshtatur një realiteti të ri, burimet njerëzore po luajnë një rol themelor në ridimensionimin e fuqisë punëtore dhe përshtatjen e aftësive të tyre për kushtet e reja në të cilat zhvillohet biznesi.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me AIMS International Albania & Kosovo, kane organizuar web-binarin “Nevojat për zhvillimin dhe ri-aftësimin e fuqisë punëtore në normalitetin e ri” gjatë të cilit anëtarët e Dhomës Amerikane kanë marrë një informacion të përditësuar mbi trendet e reja të zhvillimeve në burimet njerëzore nga aftësitë që duhet të kenë punonjësit, aplikimi i programeve zhvilluese për forcën punëtore deri tek balancimi i jetës profesionale dhe personale gjatë pandemisë
Monika Farka, Managing Partner e AIMS International Albania& Kosovo ka bërë një rezyme të të dhënave që dolën nga një pyetësori i organizuar në Dhjetor të 2020 dhe që hodhi dritë mbi situatën e bizneseve gjatë pandemsië dhe raportet e tyre me fuqinë punëtore.
Ritmi i shpejtë i biznesit dhe ndryshimet teknologjike gjatë pandemisë, kanë vendosur programe aftësimi në qendër të të gjitha industrive në Shqipëri. Për të mbështetur biznesin e tyre, burimet njerëzore janë duke mobilizuar talentin e brendshëm dhe në të njëjtën kohë po zhvillojnë programe riaftësimi për stafet aktuale. Jo të gjitha industritë reagojnë njëlloj, dhe duket se sistemi bankar dhe ai financiar ju është dashur të punojnë për të zhvilluar dhe riaftësuar forcën punëtore i ndjekur nga sektori i shitjes me pakicë dhe turizmi.
Aftësitë më të rëndësishme të nevojshme që duheshin zhvilluar gjatë pandemisë për menaxherët me përvojë janë përshtatshmëria, qëndrueshmëria dhe komunikimi dhe bashkëpunimi. Për menaxherët e rinj niveli i diplomuar, aftësitë më të rëndësishme janë fokusi i klientit dhe fryma e ekipit.
Trendet kanë treguar se puna në distancë do të vazhdojë . Më shumë se gjysma e kompanive të pyetura po përqafojnë një hibrid stili të punës ndërkohë që një pakicë janë duke punuar tërësisht në distancë. Bien në sy nga anketimi se shumica e bizneseve në Shqipëri kanë investuar në transformimet dixhitale. Ndërsa disa sektorë kishin filluar përshtatjen me trendet e reja teknologjike përpara pandemisë, si sistemi bankar apo IT, për të tjerët duket se pandemia e ka kthyer në imperative të kohës investimin në teknologjitë dixhitale.
Pyetësori ka konfiguruar mendimin e bizneseve edhe për sa i takon ndikimit të aktivitetit nga pandemia. Më shumë se një e treta e bizneseve të anketuara nuk kishte asnjë ndikim nga Covid 19. Kjo është reflektuar qartë në fuqinë punëtore, ku 43% pretenduan nuk kanë ndryshime në fuqinë e tyre të punës. Ata që janë ndikuar më shumë nga situata e Covid 19 janë punonjësit e sektorit të turizmit. Reduktimi i fuqisë punëtore në këtë sektor ka vlerën më të lartë afërsisht 72%.
Aftësitë e nevojshme menaxheriale gjatë pandemisë
Përshtatshmëria / Qëndrueshmëri
Komunikimi / Bashkëpunimi
Planifikimi dhe organizimi-
Aftësi Dixhitale