AmCham Albania dhe Deloitte Albania flasin për Trendet e Kapitalit Njerëzor në 2020

AmCham Albania dhe Deloitte Albania flasin për Trendet e Kapitalit Njerëzor në 2020

AmCham Albania dhe Deloitte Albania flasin për Trendet e Kapitalit Njerëzor në 2020

Njerëzit dhe teknologjia janë kthyer në faktorë të rëndësishëm të zhvillimeve organizative dhe trendet që kanë gjeneruar gjatë një viti të vështirë janë studiuar nëpërmjet pyetësorit të organizuar nga Deloitte Albania. Z.Roden Pajaj, Kryetar i Komitetit të Punës dhe Etikës në Biznes në Dhomën Amerikane si dhe Drejtues i Burimeve Njerëzore tek Deloitte Albania, ka folur me anëtarët e AmCham mbi rëndësinë që ka menaxhimi i njohurive të  kapitalit njerëzor dhe mënyrën se si kombinimi i këtyre dy faktorëve e çon kompaninë drejt zhvillimit.

Tregjet e punës po ndryshojnë vazhdimisht dhe disa nga faktorët nxitës të këtij ndryshimi janë ri-formatimi i përbërjes së forcës së punës, lufta për tërheqjen e talenteve, përparimet e shpejta teknologjike rritja e eficencës nga pikëpamja e kostove dhe sigurisht ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve. Përparimet teknologjike janë duke ndikuar në mënyrë thelbësore rolet e punës, mënyrën si kryhet puna dhe ku, e për rrjedhojë edhe aftësitë që kërkohen.

Pyetësori ka treguar se pjesa më e madhe e bizneseve të pyetura e kanë vendosur fokusin tek menaxhimi i njohurive krijimi dhe ruajtja e informacionit për një botë të ndërlidhur, kapitali njerëzor, siguria dhe mireqënia e punonjësve,

Duke i konsideruar njerzit dhe teknologjinë si ADN e një kompanie me të cilin ngre qellimin potencialin dhe pespektiven, pyetësori ka hedhur dritë mbi mënyrën se si menaxherët e kompanive mendojnë për zhvillimin e fuqisë njerëzore dhe investimin në teknologji. Raporti i trendeve të Kapitalit Njerëzor për vitin 2020 lidhet ngushtë me rolin e ndërmarrjeve sociale, koncept i cili në rastin e Shqipërisë u prezantua për herë të parë në raportin e rezultateve të këtij vrojtimi mbi trendet e kapitalit njerëzor për vitin 2019.  Ndërmarrja sociale është një organizatë, misioni i së cilës kombinon rritjen e të ardhurave dhe fitimit me kujdesin ndaj mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm ku ajo operon. Titulli i raportit global të Trendeve të Kapitalit Njerëzor për 2020 është “Ndërmarrja sociale në veprim: Paradoksi si një formë zhvillimi”. Fuqia e ndërmarrjes sociale qëndron në aftësinë e saj për të sjellë një fokus njerëzor në gjithçka që prek, duke i fuqizuar njerëzit që të punojnë në mënyrë produktive me teknologjinë për të krijuar vlera të qëndrueshme për veten, kompaninë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Njerëzit dhe teknologjia janë dy elementë kyç të cilët ndikojnë sot në suksesin e një kompanie. Megjithatë, sot po evidentohet se zhvillimi teknologjik në vendet e zhvilluara po rezulton në shtim të roleve të reja të punës se sa në automatizim dhe zëvendësim. Ndërkohë që punët e mërzitshme rutinë (punët e “dorës”) po zëvendësohen nga teknologjia, punët që kërkojnë aftësitë konjitive (njohëse) të njeriut dhe me sfiduese (punët e “mendjes”) po njohin rritje. Përveç kësaj, zhvillimi teknologjik duket se po rrit nevojën për role pune më ndërpersonale dhe krijuese të bazuara në aftësi specifikisht njerëzore si kreativiteti, shërbimi ndaj klientit, përkujdesja ndaj të tjerëve dhe bashkëpunimi.

Për të qenë një ndërmarrje sociale, tre janë atributet që një organizatë duhet të ketë:

  • Qëllimi: Një organizatë që jo vetëm e tregon qëllimin e saj, por e përfshin kuptimin dhe zbatimin e saj çdo ditë në çdo aspekt të punës;
  • Potenciali: Një organizatë që është krijuar dhe organizuar për të maksimizuar atë që njerëzit janë të aftë të mendojnë, krijojnë dhe bëjnë në një botë të automatizuar;
  • Perspektiva: Një organizatë që inkurajon dhe përqafon orientimin drejt të ardhmes, duke kërkuar jo vetëm se çfarë duhet optimizuar sot, por si të krijojë vlerë nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *