Presidenti Jaço dhe Përfaqësues të AmCham Takojnë Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha / President Jaço and AmCham representatives meet with Democratic Party leader Mr. Lulzim Basha

Presidenti Jaço dhe Përfaqësues të AmCham Takojnë Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Enio Jaço dhe anëtarë të Bordit të AmCham zhvilluan një takim me Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha dhe Këshilltarët e tij për Çështjet Ekonomike. Takimi u zhvillua me ftesë të Partisë Demokratike.

Presidenti i AmCham-it, z. Enio Jaço, shoqërohej nga Atasheu i Seksionit Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve dhe Ex-Officio i Bordit të Dhomës Amerikane, z. Alex MacFarlane, Sekretari i Bordit të AmCham-it, z. Reshard Këlliçi, si edhe nga anëtarja e Bordit znj. Eni Xheko.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike të ndikuara nga pandemia COVID-19, prioritetet e bizneseve në tejkalimin e pasojave të krizës dhe rëndësia e përmirësimit të klimës së biznesit.

Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë ritheksuan rekomandimet zyrtare të AmCham në lidhje me masat që do të krijonin më shumë mbështetje për bizneset dhe ekonominë e vendit.  Ata theksuan gjithashtu se situata politike mbetet një faktor i rëndësishëm që ndikon ndër të tjera në klimën e biznesit në tërësi dhe tërheqjen e investitorëve të huaj. Një pjesë e bisedës u fokusua në masat strukturale që vendi duhet të ndërmarrë për përmirësimin afatgjatë të klimës së investimeve në Shqipëri.

***

President Jaço and AmCham representatives meet with Democratic Party leader Mr. Lulzim Basha

AmCham President, Mr. Enio Jaco and AmCham Board members held a meeting today with leader of the Democratic Party Mr. Lulzim Basha and members of his cabinet on important economic topics. The meeting was organized at the Democratic Party’s request.

AmCham President was accompanied by Secretary of the Board Mr. Reshard Kellici, Board member Ms. Eni Xheko, and Political and Economic Officer of the U.S. Embassy and Ex-Officio Board member Mr. Alex MacFarlane.

The meeting was focused on the latest economic developments created by the COVID-19 pandemic, business priorities in overcoming the adverse effects of the crisis, and the importance of improving the business climate in the country.

AmCham representatives emphasized the importance of implementing recommendations provided aimed at helping the business community and the Albanian economy. Emphasis was also placed on factors that affect the overall business climate and the ability to attract FDI to Albania.