TekReja.al është një portal i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), i cili synon të prezantojë produkte me risi teknologjike dhe të promovojë përfitimet që vijnë nga to për bizneset dhe tregun rajonal. Zgjidhjet dhe produktet e paraqitura në këtë portal janë rezultat i disa viteve punë në një larmishmëri sektorësh biznesi, ku profesionistë të fushave të ndryshme kanë shkrirë njohuritë e tyre në fushat përkatëse dhe i kanë njëtrajtësuar në përbërësit më të fundit TIK. TekReja është një produkt i Communication Progress (CommProg), një ndërmarrje me mbi 20 vjet eksperiencë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri.
Portali përfshin markat më të njohura harduer [hardware]dhe softuer [software] në sektorin e sipërmarrjes. Disa prej markave përfshijnë IBM, Alcatel-Lucent, Intel, Supermicro, Dell-EMC, Fortinet, VMware, Axis Communication, Promethean dhe shumë të tjera. Stafi i këtij portal do të vazhdojë të zhvillojë tipare të reja dhe ta përditësojë atë me ofertat, lajmet apo prirjet teknologjike më të fundit.
Portali është ndërtuar dhe projektuar që në hapat e para nga ekipi i brendshëm i projektuesve të CommProg, arkitektë të eksperiencës së përdoruesit, menaxherët e produkteve, zhvilluesit dhe inxhinierët e harduer dhe softuer. Fokusi i saj është të ofrojë informacion të dobishëm për të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga CommProg. Ka një projektim të thjeshtë dhe të pastër, të rehatshëm si për desktopët, ashtu dhe pajisjet e lëvizshme, si edhe me përmbajtje të pasur sipas misionit të kompanisë për të fuqizuar biznesin përmes teknologjisë.