Komiteti i Punës dhe Etikës

Kryetarja – Valbona Dode, AADF

Zëvendëskryetar – Endri Çela, Duda shpk- Hotel Adriatik

Burimet Njerëzore dhe roli i tyre në operacionet e përditshme të biznesit, kanë marrë një vlerë më të madhe, veçanërisht gjatë pandemisë. Trajnimi i fuqisë punëtore për t’u përshtatur realiteteve të reja dhe roli i lidershipit në ndryshimet strategjike, ishin në fokus të takimit të Komitetit të Punës dhe Etikës. Komiteti po përgatitet t’u ofrojë anëtarëve të AmCham një program të detajuar trajnimi mbi zhvillimin profesional dhe ndryshimet e fundit në ligjin e punës.

Komiteti, i kryesuar nga Roden Pajaj, do të punojë me anëtarët për të vazhduar në vitin 2022 duke u marrë me çështjet që ndikojnë në tregun e punës, siç janë ndryshimet në fuqinë punëtore, veçanërisht roli i luajtur nga mijëvjeçarët në treg. Temat që prekin etikën e biznesit do të promovohen përsëri përmes organizimit të konferencave me kontribute të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare.

Anëtarët e Komitetit ishin të mendimit se drejtorët ekzekutivë të korporatave anëtare të AmCham duhet të bëhen pjesë e këtyre konferencave, për të ndarë përvojat e tyre me anëtarët e tjerë.

Komiteti propozoi zhvillimin e një aktiviteti të Rrjetit të Burimeve Njerëzore, si një mënyrë jo vetëm për të krijuar rrjete midis ekspertëve në fushën e burimeve njerëzore, por edhe për të ndarë përvoja dhe informacione që vijnë nga ajo fushë.