IQVIA prezanton aplikacionin mbi analizën e tregut për industrinë e farmaceutikës

<strong><em>IQVIA prezanton aplikacionin mbi analizën e tregut</em></strong><em> <strong>për industrinë e farmaceutikës</strong></em>

Analiza sektoriale, teknologji të avancuara dhe ekspertiza shëndetësore të kombinuara së bashku, do ti japin më shumë fuqi sektorit të farmaceutikës dhe do ti ofrojnë zgjidhje sfidave që kalon. Ka qënë kjo baza e diskutimit e takimit të organizuar nga IQVIA me prezencën e aktorëve të sektorit të farmaceutikës. të cilët janë njohur me aplikacionin e analizës së tregut dhe të dhënat për tregun shqiptar të analizuara për herë të parë nga IQVIA.

Gjatë takimit IQVIA ka prezantuar zgjidhjet e krijuara për të ndihmuar bizneset e këtij sektori që nëpërmjet krahasimit dhe analitikës së performancës ta ngrenë biznesin në një nivel tjetër. 

Dhoma Amerikane është prezantuar në këtë takim nëpërmjet Drejtorit të saj Ekzekutiv z. Neritan Mullaj për të folur mbi punën lobuese që bën për ti ardhur në ndihmë sektorit në mënyrë që të operojë në një sistem rregullator dhe ligjesh funksional. Z. Mullaj ka bërë një prezantim të Dhomës dhe mbi strukturën që përfaqëson sektori i farmaceutikës dhe i shëndetësisë në bazën e anëtarësisë së organizatës.

Zbatimi i aplikacionit të ofruar nga IQVIA ofron qasje të reja në zhvillimin klinik, njohjen dhe përdorimin e teknologjive më të avancuara, përdorimin me efikasitet të të dhënave të kujdesit shëndetësor, marrjen e ilaçeve të duhura për pacientët, të gjitha këto të kombinuara për një rezultat më të mirë jo vetëm në kujdesin shëndetësor por dhe zhvillimin e biznesit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *