Ekspertët e Komitetit të Taksave janë takuar për të diskutuar mbi proçeset lobuese në të cilat është përfshirë Dhoma mes të cilave edhe diskutimet mbi Aktet Udhëzuese të Ligjit mbi të Ardhurat, draftligjin e pronës, çështjet që vijnë nga fiskalizimi etj.
Grupi i punës ka bërë një analizë të implementimit të rekomandimeve mbi Aktet Udhëzuese të Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat. Anëtarët e Komitetit theksuan domosdoshmërinë e sqarimit nëpërmjet Udhëzimit mbi mënyrën se si do të tatohen individët që paguhen me cash për transaksionet ku pagesa shpërndahet në më shumë se një periudhë. Për të adresuar këtë çështje, është rekomanduar që këto komente t’i dërgohen Ministrisë së Financave
Anëtarët kanë sjellë në vëmendje edhe procesin lobues mbi projektligjin e pronave dhe komentet që u dërguan në Ministrinë e Financave mbi këtë projektligj. Dhoma ka ndjekur ecurinë e proçesit dhe do të vazhdojë të jetë aktive në instancat përkatëse për të siguruar reflektimin e komenteve të saj në draftligj.
Takimi i Komitetit ka shërbyer për të ndërtuar një axhendë të takimeve deri në fund të vitit ku një vend të rëndësishëm zë dhe takimi me Pushtetin Lokal për të diskutuar çështjet e nivelit të taksave për biznesin dhe ndryshimet e nevojshme përpara vendimit të Këshillit Bashkiak për taksat vendore për vitin 2024.