• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • AmCham për Paketën Fiskale 2022: Ndryshime të shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për konsultim publik

AmCham për Paketën Fiskale 2022: Ndryshime të shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për konsultim publik

Lajme, Slaidet
November 10, 2021
Admin

Paketa Fiskale 2022 dhe ndryshimet që ajo sjell, kanë qënë në qëndër të vëmendjes së Komitetit të Taksave dhe Doganave, ekspertët e së cilës kanë bërë një punë voluminoze  brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Dhoma Amerikane ka shprehur edhe njëherë shqetësimin mbi ndryshimet e herëpashershme mbi Paketën Fiskale, duke mos respektuar angazhimin për të ndërhyrë një herë në katër vjet me qëllimin që të krijojnë stabilitet dhe parashikueshmëri në planet e biznesit. Gjithashtu, qeveria nuk ka respektuar afatet ligjore të nevojshme për konsultimin publik, duke lënë shumë pak kohë në dispozicion për komente dhe duke e ndarë Paketën Fiskale me biznesin pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Në letrën zyrtare janë përfshirë komentet e anëtarëve të AmCham si dhe objeksionet e ekspertëve të këtij Komiteti.

You may also like