PHILIP MORRIS ALBANIA (PMI)
Philip Morris Albania ka kryer një donacion materialesh dhe pajisjesh mjekësore për sistemin shtetëror shëndetësor, të spitalit Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Pajisjet e dhuruara janë kontribut në mbështetje të luftës ndaj COVID-19 dhe thjeshtëzimit të punës së mjekëve në këtë spital edhe në vazhdimësi.
Menaxheri i përgjithshëm për PMI Shqipëri tha se “Mirënjohja ndaj stafit mjekësor në këtë periudhë të vështirë kombëtare, është përgjegjësi e të gjithëve. PMI është shumë e ndjeshme në përgjegjësinë sociale ndaj komuniteteve ku operon. T’ju gjendemi pranë në momente jetike, është minimumi që mund të bëjmë.”