Kompania Communication Progress ka festuar tashmë një çerek shekulli të përkushtimit, arritjeve dhe inovacionit. Që prej themelimit të saj në vitin 1998, kompania ka shënuar një rrugëtim me sukses të qëndrueshëm dhe nëpërmjet ofrimit të zgjidhjeve dhe shërbimeve ka ndikuar dhe kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në rritjen dhe transformimin e shumë sektorëve jetikë, siç janë Telekomunikacioni, Energjetika, Tregu Bankar dhe Financiar, Sektori i Prodhimit, Arsimi dhe Formimi Profesional, Punësimi, Mbrojtja Kombëtare, Institucionet e Rëndësisë së Veçantë, Pushteti Vendor, Drejtësia dhe Pushteti Gjyqësor, Transporti, Shëndetësia, etj.
Lindja dhe vizioni
Communication Progress e nisi rrugëtimin e vet në një kohë kur teknologjia e informacionit dhe komunikimit po përmirësohej me shpejtësi dhe tregu vendas kërkonte inovacione të mëdha. Duke parë këtë mundësi dhe me një vizion të qartë themeluesit e kompanisë synuan të krijojnë zgjidhje inovative për komunikimin dhe të jenë pionierë në ofrimin e shërbimeve të avancuara TIK. Bashkëpunimi me partneret tane globale eshte nje garanci per ofrimin e zgjidhjeve cilesore dhe me kosto efektive.
TOP Partnerët tanë globale
IBM, Microsoft, Intel, Promethean, Fortinet, Supermicro, Nokia, Motorola, Dell Technologjies, Matrix Comsec, Axis Communications, Aviat Networks, Alcatel-Lucent, Hyland, Veeam, Lockheed Martin, Vmware.
Rritja dhe zgjerimi
Communication Progress duke ndjekur trendet e zhvillimit global teknologjik, me kalimin e viteve ajo u transformua në një ofrues shërbimesh me portofol dhe spektër të gjerë në fushën e TIK:
Ndër vite, me punën e saj të palodhur, kompania fitoi besimin e klientëve dhe të partnerëve në mbarë botën, si dhe ndërtoi një reputacion të shkëlqyeshëm për cilësinë e shërbimit. Kjo i dha mundësinë kompanisë të rriste bazën e klientëve dhe të zgjerohej në tregjet e reja. Sot, Communication Progress është një organizatë e njohur në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, me prezencë të suksesshme në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Me një ekip prej 100+ profesionistësh, jemi vërtetë shumë krenarë që u kemi dhënë mundësinë shumë të rinjve e të rejave të ndërtojnë karrierën profesionale duke gërshetuar energjinë e tyre rinore me eksperiencën e kolegëve të tyre më të mëdhenj.
Kombinimi i njohurive teorike të përftuara nëpërmjet aksesit në tregun e dijes, me përfshirjen në projekte të madhësive të ndryshme, krijon një bazë solide për çdo anëtar të organizatës tonë, që synon ngritjen profesionale në nivelet më të larta të tregut botëror.
Communication Progress funksionon në vetvete edhe si një treg i vërtetë pune dhe një bursë shembullore profesionale për të gjithë profesionistët e të gjitha niveleve, duke vlerësuar në formë dinjitoze, vlerat njerëzore dhe arritjet profesionale të gjithësecilit.
Inovacioni dhe teknologjia
Një nga faktorët kyç për suksesin e kompanisë ka qenë përkushtimi i vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe trendeve të reja të teknologjisë. Nëpërmjet investimeve të konsiderueshme kapitale nga burimet e saj, Communication Progress ka qenë gjithmonë në krye të zhvillimeve inovatore duke krijuar produkte dhe shërbime të reja që plotësojnë nevojat e klientëve. Përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar produktet ekzistuese dhe për të zhvilluar zgjidhje të reja kanë bërë që kompania të jetë në avantazh konkurrues dhe të fitojë besimin e klientëve.
Përvoja e klientit dhe angazhimi
Në qendër të veprimtarisë së saj Communication Progress ka vënë gjithmonë klientët. Përvoja e klientit ka qenë dhe mbetet një prioritet i lartë dhe kompania ka punuar vazhdimisht për të ofruar shërbime cilësore dhe të përshtatshme për nevojat e tyre. Duke dëgjuar dhe marrë parasysh kërkesat dhe rekomandimet e tyre, kompania ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë me klientët e vet. Në bazën e të dhënave të platformës softuerike të menaxhimit të kompanisë, midis disa mijëra emra klientësh të cilëve Communication Progress u ka shërbyer ndër vite, gjendet edhe një numër i konsiderueshëm klientësh që nga ditët e para të fillimit të aktivitetit.
Communication Progress është e përkushtuar në mbështetjen pa kufi dhe me investime serioze për integrimin e të rinjve në botën e punës dhe në projektimin e karrierës së tyre në përputhje me programet zhvillimore të kompanisë.
Zgjerimi i tregut dhe Qendrueshmëria
Qasja në treg ndjek praktika të shëndosha në përputhje me vizionin e kompanisë dhe planin e investimeve. Organizimi i workshop-eve, pjesëmarrja në panaire të ndryshme, prezantimet e dedikuara për klientë të caktuar nëpërmjet kanaleve të shitjes, përdorimi i marketingut online dhe offline duke fokusuar grupime të caktuara audience, si dhe mënyra të tjera që na ndihmojnë për të rritur bazën e klientelës, përbëjnë themelin e një mekanizmi solid për një rritje te graduale, por të qëndrueshme të volumit të kontraktuar të mallrave apo shërbimeve që ofrohen në treg nga Communication Progress.
Platforma IMPRO është një produkt autentik softuerik i zhvilluar nga Communication Progress, i cili është pjesë e produkteve ERP (Enterprise Resource Planning) dhe është krijuar për të menaxhuar të gjitha operacionet dhe burimet e një kompanie apo institucioni nga një ndërfaqe e vetme. Sistemi automatizon proceset e punës, qendërzon informacionin, duke siguruar saktësinë e tij dhe përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e komunikimit në të gjitha nivelet e biznesit.
IMPRO është i përshtatur tërësisht me standardet kombëtare të kontabilitetit, Standardet ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), ligjet fiskale dhe kodin e punës. Sistemi integrohet lehtësisht me active directory, nga ku përdoruesit mund të identifikohen me të njëjtat kredenciale që ata identifikohen në kompjuterat e tyre. Një tjetër veçori e sistemit është
komunikim i qendërzuar me platformën, përshtatja native me paisje fundore, terminale dhe aplikacion mobile. IMPRO suporton krijimin e niveleve të aprovimit të konfigurueshme sipas përmbajtjes dhe roleve, dhe ka të integruar modulin e njoftimeve email/sms/whatsap për aktivitetet/proceset përkatës. Në çdo ambjent pune ekziston mundësia e bashkëngjitjes së dokumenteve dhe ruajtjes së tyre në skedë në formën e një arkive elektronike. Zgjidhja mund të integrohet në mënyrë native me hartat duke suportuar mundësinë e përdorimit të proceseve mbi to.
IMPRO u vjen në ndihmë strukturave drejtuese duke krijuar raporte në formë dashboardesh të personalizuara dhe duke dhënë mundësinë e monitorimit, vlerësimit dhe analizës së situatës në çdo sektor, në kohë reale. Platforma operon në perputhje me direktivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duke u integruar dhe realizuar në kohë reale deklarimin e faturave online (procesin e fiskalizimit).