Kompania amerikane EnerSys viziton Shqipërinë, takohet me bizneset e Dhomës Amerikane

Kompania amerikane EnerSys viziton Shqipërinë, takohet me bizneset e Dhomës Amerikane

Komiteti i Tregtisë dhe Investimeve flet për zhvillimin e sektorit energjitik në vend

Investitorët amerikanë në sektorin e energjisë po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është një nga destinacionet e tyre. Në mbështetje të objektivit për të nxitur investimet amerikane, Komiteti i Tregtisë dhe Investimeve në Dhomën Amerikane është aktiv në zhvillimin e një networku mes bizneseve të këtij sektori që mund të gjenerojë investime amerikane dhe rritje të produktivitetit të sektorit të energjisë. Ka qënë ky qëllimi i organizimit të takimit mes EnerSys, kompania amerikane për Sistemet e Ruajtjes së Energjisë dhe anëtarëve të Dhomës Amerikane që operojnë në sektorin e energjisë. Gjatë përshëndetjes z. Neritan Mullaj  Drejtori Ekzekutiv i AmCham Albania u shpreh se “Sektori energjitik është një nga gjashtë sektorët prioritarë të vendit, dhe interesi i biznesit amerikan në këtë fushë na obligon dyfish të jemi të vëmendshëm për të facilituar cdo network dhe bashkëpunim që i hap rrugën parteritetit dhe nxit investimet”

Pjesë e  takimit kanë qënë drejtues të AmCham Albania, zv.Presidentja Edlira Muka, Kryetari i Komitetit të Tregtisë dhe Investimeve Adrian Shehu dhe Atasheu  Ekonomik  i Ambasadës Amerikane z. Michael P. Ball.  z. Phil Arrowsmith, Zëvendëspresident i kompanisë EnerSys për Sistemet e Ruajtjes së Energjisë ka vlerësuar mundësinë për të prezantuar kompaninë e cila operon prej 12 vjetësh nëpërmjet ExBATT dhe në tregun Kosovar dhe ka një histori impresiv të ekspansionit të saj nga Amerika në Europë dhe Azi.

z. Phil Arrowsmith ka shfaqur interesin për tregun shqiptar dhe ka dashur jo vetëm të prezantojë kompaninë që ofron zgjidhje teknologjike të integruara por dhe të njohë nëpërmjet opinionit të bizneseve që operojnë në këtë sektor nevojat dhe pritshmëritë që kanë, politikat zhvillimore të sektorit dhe perspektivën e së ardhmes në kontekstin rajonal.  “Ne nuk ofrojmë vetëm produkte cilësore dhe inovative por mbi të gjitha japim zgjidhje të diferencuara për sistemet tuaja dhe mundohemi të edukojmë përmes ekspertizës sonë – u shpreh gjatë takimit z. Phil Arrowsmith.

Kryetari i Komitetit të Tregtisë dhe Investimeve z. Adrian Shehu e ka konsideruar si mjaft të rëndësishme prezencën e kompanive amerikane në  tregun e energjisë për të vendosur një standard të lartë të produktit dhe të shërbimit si dhe një punë edukuese me konsumatorin. “Ne besojmë se produktet cilësore duhet të furnizojnë tregjet tona për të përcjellë besueshmëri dhe siguri për të orientuar konsumatorin drejt tyre duke mos lejuar pushtimin e tregut nga produktet jo cilësore” – u shpreh z.

Shehu.    

Edlira Muka zv. Presidente e AmCham dhe CEO e Balfin Group ka shprehur interes të dijë më shumë mbi format e investimet në sektorin e energjisë, normat e rikthimit të investimit, sfidat në prodhim etj. “Investimi në këtë sektor është një sfidë që ka vështirësitë e veta dhe ne kemi nevojë për ekspertiza në këtë drejtim “u shpreh Znj Muka duke vlerësuar potencialet që ka sektori dhe mundësitë e një tregu të madh Rajonal ku Shqipëria duhet të bëhet konkurruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *