Në vijim të zgjedhjeve për Komitetet, Komiteti i Taksave & Doganave
ka organizuar mbledhjen e parë, duke prezantuar Kryetaren e Komitetit Alketa Uruçi
dhe Nënkryetaren Blerina Daka si dhe anëtarët e tjerë të Komitetit.
Mbledhja ka shërbyer për të diskutuar planet e 2023 dhe çështjet në të
cilat do të përfshihet Komiteti për të ndihmuar me ekspertizën e vet. Temat me
të cilat do të zhvillohen eventet e 2023 si dhe takimet me institucionet e
linjës do të kenë në qendër të vëmendjes interesat e anëtarëve të Dhomës dhe
çështjet lobuese ku AmCham është përfshirë.