Dhomat Amerikane në Evropë festojnë 60-vjetorin

Dhomat Amerikane në Evropë festojnë 60-vjetorin

AmCham Albania është një anëtare krenare e Rrjetit AmChams në Evropë, i cili, së bashku me anëtarët e tij, këtë vit feston 60-vjetorin e tij. E themeluar në vitin 1963, Dhomat Amerikane në Evropë shërbejnë si organizatë ombrellë për 46 Dhoma Amerikane të Tregtisë (AmChams) nga 44 vende në të gjithë Evropën dhe Euroazinë. Si një zë dypalësh i kompanive amerikane dhe evropiane, Dhomat Amerikane në Evropë punojnë për të komunikuar rëndësinë e ekonomisë transatlantike si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë rast të veçantë për organizatën Susan Danger, CEO e AmCham EU dhe Kryetare e Dhomave Amerikane në Evropë, tha: “ACE është një rrjet unik, një formë për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe të folur për biznesin evropian dhe amerikan. Është gjithashtu një rrjet i rëndësishëm për promovimin e marrëdhënieve transatlantike, e cila është thelbësore për momentin. Dhe më e rëndësishmja, ACE synon të mbrojë vlerat tona të përbashkëta: dinjitetin njerëzor, sundimin e ligjit dhe demokracinë”. SHBA dhe Evropa janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëra-tjetrës dhe përbëjnë tregun më të madh dhe më të pasur në botë.

Dhomat Amerikane në Evropë përfaqësojnë së bashku interesat e më shumë se 17,000 kompanive amerikane dhe evropiane që punësojnë 20 milionë punëtorë – që përbëjnë më shumë se 1.1 trilion dollarë investime në të dy anët e Atlantikut. Ajša Vodnik, CEO i AmCham Slloveni dhe Zëvendës Kryetare e Dhomave Amerikane në Evropë, e cila përfaqëson dhe drejton Sekretariatin e organizatës, theksoi: “Më shumë se kurrë, biznesi mban përgjegjësi për mjedisin, shoqërinë, qeverisjen dhe teknologjinë (ESGT). Dhomat Amerikane, lidhin kompanitë përgjegjëse dhe ne jemi zëri i bashkëpunimit dhe vlerave transatlantike. Historia jonë na jep përkushtimin dhe përgjegjësinë për të vazhduar lidhjen për një të ardhme dhe mundësi më të mira.”

Misioni i ACE është të zhvillojë dhe mbështesë një rrjet të Dhomave Amerikane në të gjithë zonën evropiane të përkushtuar për shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet Dhomave Amerikane anëtare; forcimi i markës “AmCham” në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) duke ofruar një forum për diskutim, debat dhe aty ku është e nevojshme, përfaqësim mbi çështjet që lidhen me mjedisin evropian dhe transatlantik të biznesit; promovimi i rëndësisë së ekonomisë transatlantike si në Evropë ashtu edhe në SHBA; dhe përfaqëson interesat e investitorëve amerikanë në Evropë dhe kompanive evropiane që investojnë në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *