Programi Move Up, i organizuar nga IFC dhe AmCham Albania ka vazhduar me modulin e trajnimit të dedikuar për Menaxhimin e inventarit dhe planifikimin e kërkesës. Sesioni kishte si qëllim forcimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve në parashikimin e kërkesës, menaxhimin efikas të inventarit dhe përmirësimin e nivelit të shërbimit, duke optimizuar njëkohësisht kostot operacionale.
Trajnerja Adriana Palasan, i orientoi pjesëmarrësit përmes kombinimit të perspektivave strategjike dhe operacionale, me njohuri të vlefshme mbi mënyrën se si të harmonizojnë furnizimin me kërkesën e tregut, të reduktojnë firot që lidhen me stokun dhe të organizojnë procese efektive të vendimarrjes.
Moduli përfshiu disa tema kryesore, si:
• Parimet e menaxhimit të inventarit, duke përfshirë llojet dhe funksionet e inventarit, EOQ, stokun e sigurisë, pikat e rimbushjes dhe analizën ABC
• Praktikat e parashikimit të kërkesës
• Planifikimin e inventarit dhe strategjitë e rimbushjes
• Aplikacionet dhe mjetet IT si ERP, WMS dhe softuerët për planifikimin e kërkesës
• Menaxhimin dhe matjen e KPI-ve
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike dhe metodologji konkrete për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme, fleksibël dhe me kosto efikase të menaxhimit të inventarit. Trajnimi kontriboi gjithashtu në përmirësimin e performancës operacionale, dhe forcimin e aftësisë së bizneseve për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tregut.








