Dhoma Amerikane (AmCham) është një organizatë biznesi, e cila ka në fokus anëtarët e saj dhe nevojat e tyre, duke promovuar marrëdhëniet e tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo përfshihet në aktivitete që kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. AmCham-i është një organizatë, e cila e realizon veprimtarinë e saj përmes avokimit, trajnimeve, network-ut si dhe aktiviteteve të ndryshme sociale.
AmCham-i ju fton të paraqitni ofertën tuaj për kryerjen e shërbimeve/blerjen e mallrave të mëposhtëm:
- Shërbim kateringu për festën e Pavarësisë së Amerikës
Kryerja e shërbimit / lëvrimi i mallit duhet të kryhet në periudhën: Korrik 2018
Shkarkoni dokumentin -> Ftesa për Ofertë_Shërbim Kateringu (Word)
Oferta duhet të paraqitet brenda datës dhe orës së mëposhtme:
Brenda datës 22 qershor 2018, ora 14.00
Me zarf të mbyllur, në kopje të printuar dhe jo elektronikisht, tek:
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri
Rr. Ibrahim Rugova, Sky Tower, 11/3, Tiranë
Për pyetje, ju lutem na telefoni në +355 (0)4 2259779
Ju falenderojmë sinqerisht për interesimin që tregoni për të bashkëpunuar me Dhomën Amerikane të Tregtisë!