Duxiana

Duxiana

Duxiana (logo)

Krevati DUX, sistemi revolucionar i fjetjes, dhe një nga markat më elitare dhe luksoze në të gjithë botën, gjendet tashmë edhe në Shqipëri ekskluzivisht nga DUXIANA International AB. Katër gjenerata të Familjes Suedeze Ljung kanë ndjekur vizionin e Efraim Ljung, themeluesit të kompanisë, i cili në 1926 nisi misionin e vështirë për ta kthyer shtratin DUX në vendin më të mirë për rigjenerim. 90 vjet më vonë, ky vizion është një realitet dhe tashmë mijëra përdorues, përfshi emra të njohur të kinematografisë si Robert De Niro apo Leonardo Di Caprio, politikës si familja Clinton apo Blair, muzikës si Madonna dhe Paola Abdul, të sportit si David Beckham apo Tiger Woods, si dhe hotele me 7 yje si Burj Al Arab ne Dubai dhe dhjetra familje mbretërore në të gjithë botën, mbeten sot ambasadorët më të mirë të markës.

Eksperienca e fjetjes në një shtrat DUX nuk është thjesht diçka mes gjumit ripërtëritës dhe një arritje e teknologjisë së fundit, as diçka mes eksperiencës dhe dëshirës për të provuar gjëra të reja, por janë të gjitha këto të gërshetuara së bashku dhe shumë më tepër. Pra mund të thuhet me bindje të plotë se është thjesht një mrekulli! Nëse ju lind pyetja se çfarë ka kaq të veçantë ky shtrat, atëherë po jua rrëfejmë. Ky shtrat nuk është i veçantë, është unik, në kuptimin e parë dhe të vërtetë të fjalës. Është e pamundur të gjesh një tjetër të ngjashëm me të, i cili nuk mban logon DUX, sepse biznesi familjar Ljung, duke dashur të stimulojë inovacionin, ka vendosur të prodhojë vetë çdo pjesë të shtratit, përfshirë sustat dhe makineritë ku ato prodhohen dhe përmirësohen vazhdimisht. Një shtrat i pamundur për t’u kopjuar, sepse është unik në çdo detaj e në çdo sustë. Një shtrat DUX ka 5,000 të tilla, të krijuara nga rreth 3 kilometra fije çeliku, pjesë ky i një formule unike që vjen nga përpunimi i gurit të veçantë i nxjerrë nga malet e Garphyttan në Suedinë qendrore. Po ashtu, edhe korniza e drunjtë prodhohet me trungun e papërpunuar të pishave nordike, të cilat duke qenë se rriten në temperatura shumë të ulëta, kanë një fortësi të veçantë. Gjithashtu, edhe jastëkët që e shoqërojnë janë të mbushur me pupla natyrale dhe susta të imëta, për një gjumë të pakrahasueshëm. Gjithçka është prodhuar duke respektuar ciklet e natyrës dhe jetën e specieve të saj. Ky shtrat mbart përralla, ndoshta prandaj gjumi në të është aq i ëmbël! Një studim i Institutit Karolinska në Stokholm, Universiteti i famshëm Mjekësor që jep çmimin “Nobel” për Mjekësi dhe Fiziologji, dhe që teston dhe certifikon shtratin DUX, ka vërtetuar se personat të cilët flenë mbi Shtratin DUX, arrijnë më shpejt dhe qëndrojnë më gjatë në fazën e gjumit të thellë, faza e vetme e gjumit ku ndodh ripërtëritja e vërtetë e trupit! Shtrati DUX vjen në Shqipëri ekskluzivisht nga DUXIANA International AB dhe është i përfaqësuar nga çifti shqiptaro-amerikan, Saimir dhe Linda. Të dashuruar me shtatin DUX prej vitesh, çifti pati fatin të takohj nga afër me Presidentin e kompanisë, Z. Ljung, në një nga dyqanet DUXIANA në Manhattan dhe që prej asaj kohe filluan të projektonin një përfaqësi shqiptare. Krevati tashmë është i ekspozuar në suitat dhe hollin e Hotel Rogner nga ku mund të zhvillohen edhe takime personale me Administratorin për t’u informuar më gjerë rreth produkteve DUXIANA. Një mundësi ekskluzive kjo, për t’u zgjuar çdo ditë me ndjesinë se ke rilindur dhe për t’u kthyer në shtëpi në mbrëmje me idenë se diçka e butë po të pret, që të të shpjerë sërish në një tjetër natë përrallash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *