INSTAT has previously reported a declining trend of deaths in the first quarter of the year, compared to the same period a year ago. According to demographic indicators published today by INSTAT, 6,115 people lost their lives in January-March, compared to 6,361 in the first quarter of 2019, with a decrease of almost 4%, or 246 fewer lives lost.
—-
INSTAT ka raportuar paraprakisht një tendencë rënëse të vdekjeve në tremujorin e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas treguesve demografike, të publikuara sot nga INSTAT, 6,115 persona humbën jetën në janar-mars, në krahasim me 6,361 në tremujorin e parë 2019, me një rënie prej gati 4%, ose 246 jetë të humbura më pak.
As budget revenues declined dramatically during April, by about 30 percent, due to the constraints caused by Covid pandemics, budget expenditures increased slightly compared to April 2019, thus affecting the significant deepening of budget deficit.
—-
Teksa të ardhurat buxhetore shënuan një ulje dramatike gjatë muajit prill, me rreth 30 për qind, për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid, shpenzimet buxhetore u rritën lehtë në raport me prillin e vitit 2019, duke ndikuar në këtë mënyrë në thellimin e ndjeshëm të deficitit buxhetor.
The virus hits the budget. 110 million euros less in April, consumption fell 44% – A2 News.com
The pandemic hit the state coffers heavily in April, when austerity measures were in place that kept most of the economy closed. Official data from the Ministry of Finance show that for April, tax revenues, customs and local government were 34% lower than the plan for the beginning of the year.
—-
Pandemia goditi rëndë arkën e shtetit gjatë muajit prill, kur ishin në fuqi edhe masat shtrënguese që mbajtën mbyllur pjesën më të madhe të ekonomisë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për muajin prill, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe pushteti vendor ishin 34% më pak se plani i fillimvitit.
2019, bank payments from the internet and cards increase at double-digit rates – Monitor.al
Last year, 11 of the country’s 12 commercial banks offered home banking services. The Bank of Albania analyzes that these services are finding an increasing use in the Albanian market, being used more and more not only for basic account information services, but also for making online payments.
—-
Gjatë vitit të kaluar 11 nga 12 bankat tregtare në vend e ofruan shërbimin e “home banking”. Banka e Shqipërisë analizon se, këto shërbime po gjejnë një përdorim gjithnjë e më të gjerë në tregun shqiptar, duke u përdorur gjithnjë e më shumë jo vetëm për shërbimet bazike të informimit mbi llogarinë, por edhe për kryerjen e pagesave online.
The Minister of Finance and Economy, Anila Denaj, took part in the virtual meeting on “Financial and Economic Dialogue with the Western Balkans and Turkey” during which the impact of pandemics on the economy was discussed, as well as the measures that governments will take within the process. of recovery.
—-
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në takimin virtual mbi “Dialogun Financiar dhe Ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë” gjatë të cilit u diskutua mbi ndikimin pandemisë në ekonomi, si dhe masat që do te marrin qeveritë në kuadër të procesit të rimëkëmbjes.
For several weeks now, employees of the tax administration, the State Inspectorate of Market Surveillance (under the Ministry of Finance and Economy), and the state police have launched a business awareness campaign to implement measures against Covid-19. “The control is not intended to fine the business, but to sensitize it to respect the measures since the use of masks, gloves, disinfectants, posting the rules published by e-Albania on the outside of the business so that it can be viewed by customers ”, claim the inspectors contacted in the field by the Monitor during the inspections of some businesses in Tirana.
—-
Prej disa javësh punonjës të administratës tatimore, të Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (në varësi të Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë), të policisë shtetërore kanë nisur aksionin ndërgjegjësues te biznesi për zbatimin e masave kundër Covid-19. “Kontrolli nuk ka si qëllim të gjobisë biznesin, por të sensibilizojë atë për respektimin e masave që nga përdorimi i maskave, dorezave, dezifektantëve, afishimi i rregullave të publikuara nga e-Albania në pjesën e jashtme të biznesit në mënyrë që mund të shikohet nga klientët”, pohojnë inspektorët e kontaktuar në terren nga Monitori gjatë inspektimet të disa bizneseve në Tiranë.
The fight against Covid / USA, 900 thousand additional dollars to Albania – Monitor.al
The United States government, through USAID, has committed an additional $ 900,000 to Albania to help continue efforts against COVID-19 pandemics.
—-
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka angazhuar 900 000 dollarë shtesë për Shqipërinë, në ndihmë të vazhdimit të përpjekjeve kundër pandemisë COVID-19.
Private bonds / Credins and Fibank will issue new issues – Scan-tv.com
Credins Bank and Fibank will carry out a new issuance of private offering bonds. The Financial Supervisory Authority has announced that in the next meeting of the Board of Directors it will review the prospectus of offering long-term bonds of the two banks in question. Credins Bank has been issuing bonds regularly for more than seven years with private offer, convertible into ordinary bank shares. Based on the information of Credins Bank’s financial statements, on March 31, 2020, the bank’s dependent debt was worth about ALL 6.9 billion.
—-
Credins Bank dhe Fibank do të kryejnë një emetim të ri të obligacioneve me ofertë private. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Bordit Drejtues do të shqyrtojë prospektin e ofertës së obligacioneve afatgjatë të dy bankave në fjalë. Credins Bank kryen rregullisht prej më shumë se shtatë vitesh emetim të obligacioneve me ofertë private, të konvertueshme në aksione të zakonshme të bankës. Mbështetur në informacionin e pasqyrave financiare të Credins Bank, në 31 mars 2020 borxhi i varur i bankës kishte vlerën e rreth 6.9 miliardë lekëve.
Calculating the current rates of Vetting of judges and prosecutors, the People’s Advocate raises the alarm that the process could drag on for another six years, which raises strong questions about the quality of justice that Albanians will receive in the years to come.
—-
Duke llogaritur ritmet e deritanishme të Vetting-ut të gjyqtarëve e prokurorëve, Avokati i Popullit ngre alarmin se procesi mund të zvarritet edhe me thuajse gjashtë vite të tjerë gjë që vë pikëpyetje të forta mbi cilësinë e drejtësisë që do marrin shqiptarët vitet në vijim.
According to the latest publication of World Bank, the final consumption of Albanian households for individual goods and services, excluding other expenses such as bills or rent, is fixed at about $ 24.6 billion per year, according to the purchasing power parity (PPP), thus standardized with all countries of the world to eliminate the effect of the exchange rate. Per capita, the average Albanian consumption per year is fixed at about $ 8,500 expressed in PPP.
—-
Nga të dhënat e publikimit të fundit të Bankës Botërore rezulton se konsumi final i familjeve shqiptare për të mira individuale dhe shërbime, duke përjashtuar kështu shpenzimet e tjera si fatura apo qira, fiksohet në rreth 24.6 miliardë dollarë në vit, sipas paritetit të fuqisë blerëse (PPP), pra të standardizuar me të gjitha vendet e botës për të eliminuar efektin e kursit të këmbimit. Për frymë, konsumi mesatar i një shqiptari në vit fiksohet në rreth 8500 dollarë të shprehura në PPP.