COVID-19 Economic News – 07.04.2020

COVID-19 Economic News - 07.04.2020

The euro has risen today; Although in stabilization, fluctuations leave room for speculation – Monitor.al

The common currency has risen during the day, after a week of strong declines. According to the official exchange rate of the Bank of Albania, 1 euro was exchanged today with 125.92 lek, with an increase of 0.48 lek compared to the previous day.

—-

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme, pas një jave radhazi në rënie të fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1euro u këmbye sot me 125.92 lekë, me një rritje prej 0.48 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Measures for COVID-19 / Banks will be temporarily banned from distributing profits – Scan-tv.com

The Bank of Albania will temporarily ban the distribution of dividends to commercial banks. The decision is expected to be taken at the next meeting of the Supervisory Council, and it’s a precautionary measure, due to the situation created in the economy by the restrictions implemented in March.

—-

Banka e Shqipërisë do t’iu ndalojë përkohësisht bankave tregtare shpërndarjen e dividendëve. Vendimi pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës dhe është një masë kujdesi, për shkak të situatës që po krijohet në ekonomi nga kufizimet e vendosura në muajin mars.

Foreign Immigrants in Albania, AIDA: Here’s what changes in the procedure for foreignersScan-tv.com

The Albanian Investment Development Agency has informed us on Law No. 13/2020 “On some changes and additions to the law” On foreigners “as amended. The changed fields are: visa policy; residence policy and employment policy for foreigners.

—-

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka informuar mbi Ligjin Nr. 13/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për të huajt” të ndryshuar”. Fushat të cilat kanë ndryshuar janë: politika e vizave; politika e qëndrimit dhe politika e punësimit të të huajve.

After suspension, PPA: Tenders for community reconstruction and services to continue – Monitor.al

The Public Procurement Agency, after announcing the suspension of all procurement procedures, except for those related to the needs due to the COVID-19 situation, has made a final clarification to the contracting authorities. According to the latter, the procurement procedures can continue for the reconstruction process as well as for community-related services that are mainly implemented by municipalities.

—-

Agjencia e Prokurimit Publik, pasi njoftoi pezullimin e të gjithë procedurave të prokurimit, me përjashtim të atyre që lidheshin me nevojat për shkak të situatës së COVID-19, ka bërë një sqarim të fundit për autoritetet kontraktore. Sipas kësaj të fundit, procedurat e prokurimit mund të vijojnë edhe për procesin e rindërtimit, si edhe për shërbime të lidhura me komunitetin që kryesisht zbatohen nga ana e bashkive.

COVID-19, FSA (AMF) requires insurance companies to suspend dividend distribution – Monitor.al

The Financial Supervisory Authority said it had recently required insurance companies to suspend dividend distribution procedures. The measure announced by the FSA comes as a result of the situation created due to coronavirus and according to the recommendations of the European Insurance Authority, it is required to maintain liquidity and financial indicators in the supervised markets.

—-

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri me dije se u ka kërkuar së fundmi shoqërive të sigurimit të pezullojnë procedurat e shpërndarjes së dividendit. Masa e njoftuar nga AMF-ja vjen në kushtet e situatës së krijuar nga koronavirusi dhe sipas rekomandimeve të Autoritetit Europian të Sigurimeve, kërkohet ruajtje e likuiditetit dhe treguesve financiarë në tregjet në mbikëqyrje.

Editorial / How to pay for economic intervention during the Covid-19 crisisArjan Kadareja, PhD, CFA

Currently, in Albania, everyone is involved in borrowing: the government towards foreign and domestic investors, businesses and individuals towards banks and vice versa.

The slowdown or ban of economic activity, due to the closure of borders and quarantine, has hurt everyone, but especially businesses and borrowing individuals, by putting them at risk of bankruptcy for non-repayment of loans.

Their further borrowing, to get out of the crisis by their own, seems impossible to me. Even if, on the basis of a sovereign guarantee, banks would agree to further lend to businesses or individuals in difficulty, bankruptcies would still not be avoided. This is because the jump of the normal income stream for businesses and individuals could not be guaranteed. We still do not know when the normal economic life will begin after the virus.

—-

Në Shqipëri, aktualisht, në huamarrje janë përfshirë të gjithë: qeveria ndaj investitorëve të huaj e vendas, biznesi dhe individët ndaj bankave dhe anasjelltas.

Ngadalësimi apo ndalimi i aktivitetit ekonomik, për shkak të mbylljes së kufijve dhe karantinës, i ka dëmtuar të gjithë, por sidomos bizneset dhe individët huamarrës i ka vënë para rrezikut të falimentimit për moskthim huaje.

Huamarrja e tyre e mëtejshme, për të dalë nga kriza me forcat e tyre, më duket e pamundur. Edhe sikur, mbi bazën e garancisë sovrane, bankat do të pranonin të kreditonin më tej bizneset apo individët në vështirësi, përsëri falimentimet nuk do të shmangeshin. Kjo, sepse nuk do të garantohej dot fillimi kur duhet i fluksit normal të të ardhurave për bizneset e individët. Ne, nuk e dimë akoma se kur do të fillojë jeta normale ekonomike pas virusit.

Kur dhe si do të përfundojë pandemia e koronavirusit? – Monitor.al

Tashmë që rastet e konfirmuara me COVID-19 kanë tejkaluar shifrën 1 milion në nivel global dhe gjithnjë e më tepër vende po vendosin karantina për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë, lind pyetja: “Kur do të përfundojë e gjithë kjo”?

—-

Nowadays, when cases confirmed by Covid-19 have exceeded 1 million globally, and even more countries are setting quarantines to slow the spread of pandemics, the question is: “When will this all end”?

Sinkronizimi i politikave mes Shqipërisë e Kosovës, një shans për të shpëtuar turizmin këtë vitMonitor.al

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një raport të fundit të saj për rezistencën e vendeve ndaj pandemisë së Covid-19, gjeti se Shqipëria është më e rrezikuar nga turizmi, për shkak të peshës së lartë që ka ai në ekonomi, me mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por, ka një shpresë që turizmi të funksionojë këtë vit. Ai është te fqinjët tanë, Kosova, por edhe Maqedonia.  

—-

European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) in a recent report on the country’s resistance against the Covid-19 pandemic, found that tourism in Albania is the most endangered, due to the high weight it has on the economy, with over 20 % of Gross Domestic Product. But there is still hope that tourism will work this year. It is at our neighbors, Kosovo, but also in Macedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *