Të pikturosh vizionin e rimëkëmbjes së biznesit nëpërmjet këshillave strategjike

Të pikturosh vizionin e rimëkëmbjes së biznesit nëpërmjet këshillave strategjike

Kreshnik Robo

Intervistë me Kreshnik Robo, Partner për Shërbimet e Këshillimit Financiar, Deloitte Shqipëri & Kosovë

Deloitte sapo ka nxjerre rezultatet e pyetësorit për pritshmëritë e Biznesit në 2021, cilat ishin ato?

Në këtë studim janë përfshirë kompani të sektorëve dhe madhësive të ndryshme. Studimi tregon që biznesi parashikon një periudhë rimëkëmbje deri më 2023, ku sektorët më premtues janë teknologjia e informacionit, shërbimi i kujdesit shëndetësor, prodhimi dhe turizmi. Në një periudhë më afatshurtër, në 2021, vetëm teknologjia informacionit parashikon të regjistrojë një rritje të lartë, mbi 7%, kjo për shkak të nevojës që solli pandemia për të qënë inovativ dhe për të patur një mënyrë të re të të bërit biznes. Në një periudhë më afatgjatë, 2023-2025 shihet që sektori i prodhimit dhe industria e rëndë do të regjistrojnë rritje më të lartë (9.5%), kjo e ndikuar nga strategjitë e këtyre kompanive në zgjerimin e tregut në rajon dhe më gjërë. Turizmi, një ndër shtyllat e ekonomisë, parashikohet të vazhdojë hovin e rritjes, aty ku e ndërpreu dhe pandemia, me një rritje të pritshme me 9%. Turizmi parashikon të përqëndrohet në investimin e kapitalit njerëzor.

Çfarë bie në sy janë dhe planet strategjike dhe investimet për të ardhmen. Dallohet qartësisht një nevojë për diversifikim, pozicionim më i fortë në treg apo zgjerim. Sektori bankar dhe telekomunikacioni synojnë diversifikimin e produktit dhe investime teknologjike; sektori i energjisë planifikon një zgjerim rajonal duke investuar në aktivitete afatgjata. Ndërkohë sektori i tregtisë me pakicë dhe shërbimi shëndetësor synojnë të fokusohen në zgjerimin e tregut vendas, e cila lexohet si një konkurrencë çmimesh, marketing e rritje të cilësisë së produktit (diferencimi).

Çfarë do ti këshillonit bizneseve gjatë këtij viti ku fokusi ka qënë tek mbijetesa? 

Këto momente shërbejnë për reflektim, por reagimi i shpejtë është elementi më i rëndësishëm. Ky reagim duhet të shoqërohet me një plan strategjik – Kompanitë duhet të përcaktojnë ku synojnë të shkojnë dhe si.

Në një këndvështrim financiar, kjo përkthehet në investim që do të sillte ndërtimin e bazave për një të ardhme më të sigurt. Pavarësisht kostove që mund të kenë bizneset në këtë fazë/periudhë, investimi strategjik do t’i diferencojë shumë shpejt nga konkurenca.

Kompanitë duhet të guxojnë, të shikojnë mundësi të reja qofshin këto produket apo tregje.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa masa për t’i ardhur në ndihmë bizneseve gjatë pandemisë, çfarë do sugjeronit ju në ekspertizën tuaj se duhet bërë akoma për t’i ardhur në ndihmë biznesit?

Planifikime afatmesme dhe afatgjata të qëndrueshme, qofshin këto paketa fiskale, grante/subvecione apo investime në infrastrukturën soft/ në sisteme inteligjente elektronike. Siç e përmenda më lart, që një biznes të jetë i suksesshëm duhet të ketë një strategji të konkretizuar për të ardhmen dhe nuk mund ta bëjë këtë nëse nuk ka të qartë kornizën fiskale dhe pamjen e qartë afatmesme ligjore dhe financiare të mjedisit ku operon.

Ju jeni cilësuar për të katërtin vit rradhazi si një nga markat tregtare me shërbimin më të fortë. Kujt i dedikohet kjo dekoratë? Sa reflektohet kjo në punën e Deloitte Albania?

Deloitte ka në moto “As One”, kjo moto reflekton më së miri kulturën e punës brenda nesh, kulturë që trashëgohet e ku në qëndër janë njerëzit, puna në grup. Ne operojmë në një biznes njerëzish dhe padyshim kjo dekoratë i dedikohet atyre.

Thelbësore për Deloitte është ofrimi i shërbimeve cilësore dhe krijimi i një vlere të shtuar për biznesët. Risi, përshtatje, planifikim janë kryefjalja e çdo dite në Deloitte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *