Fiskalizimi në fokus të ekspertëve

Fiskalizimi në fokus të ekspertëve

Drejtoresha e Tatimeve i jep përgjigje biznesit mbi çështjet e fiskalizimit gjatë takimit në Këshillin e Investimeve

Drejtoresha e Tatimeve i jep përgjigje biznesit mbi çështjet e fiskalizimit gjatë takimit në Këshillin e Investimeve

ÇËSHTJET DHE SHQETËSIMET KRYESORE TË NGRITURA NGA BIZNESET GJATË DISKUTIMIT TË HAPUR MBI FISKALIZIMIN DATË 22.01.2021 DHE PËRGJIGJET E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE

 

ÇËSHTJET E NGRITURA NGA DHOMA AMERIKANE E TREGTISË

–  Shqetësimi i parë lidhet me lejimin e përdorimit të platformës Self Care. Sipas VKM ka një numër relativisht të vogël të tatimpaguesve që mund të lëshojnë fatura nga portal Self Care. VKM ka kufizuar tatimpaguesit në një mënyrë që nuk lidhet me përdorimin por me statusin e këtyre të fundit.

Sjellim si shembull që tatimpaguesi duhet të jetë person fizik, ndërkohë që shumë tatimpagues të huaj, kryesisht degë të shoqërive të huaja mund të kenë një nivel më të ulët (në numër faturash) të faturimit, apo dhe kufizimi që nuk duhet të ketë të punësuar, ndërkohë që numri i të punësuarve nuk është domosdosmërisht i lidhur me numrin e faturave. Duke qenë të vetëdijshem që këto kufizime janë vendosur me VKM pyetja jonë konsiston nëse ekziston mundësia teknike që ky portal të mund të përdoret nga një numër më i madh tatimpaguesish të cilët nuk kanë numër të madh faturimesh.

 

Përgjigje: Qasja e AT ka qenë të lehtësojë nga kostot biznesin e vogël.
Ne si administratë vlerësojmë se për këto kategori biznesesh po sipas kritereve të përcaktuara në vendim mund të përdorin pa pagesë. Portalin Self Care për lëshimin e faturave elektronike, për të cilën nuk do ketë as kosto për certifikatën elektronike dhe qëllimi është të lehtësojmë kostot e tyre. Pra, e vetmja kosto për ta do të jetë pagesa mujore e internetit, që është mesatarisht më e ulët se kostoja mujore për mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzistuese.

– Shqetësimi i dytë lidhet me manualet për përdorimin e platformës Self Care.

I është kushtuar rëndësi pjesës teknike duke anashkaluar në një farë mënyre pjesën funksionale/tregtare.

Mungojnë në manualet e publikuara të paktën detajet për proceset apo zgjedhjet që tatimpaguesit duhet të bëjnë. Po ashtu terminologjia e përdorur në platformë nuk është në përputhje me legjislacionin apo praktikën e deritanishme (në një nga zgjedhjet është emërtuar “Shteti i artikullit” dhe jo “vendi i origjinës” si dhe ka raste me gabime shtypi).

 

Përgjigje: Në fakt manuali shpjegon pjesën funksionale nga ana e përdoruesit të platformës , mënyrën sesi shfaqen menutë, hedhja e të dhënave në përmbushje të ligjit të Fiskalizimit, dhe kryen rolin e manualit të përdorimit të funksionaliteteve që përmban platforma Self Care.

Informacionin për plotësimin e një fature nuk e adreson udhëzuesi i përdorimit të platformës por janë ligjet udhëzimet dhe konkretisht përsa i përket faturës elektronike dokumenti përkatës është i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve, menuja fiskalizimi është botuar dokumenti mbi të cilin është implementuar fatura elektronike. Ky dokument ka për qëllim të lehtësojë krijimin dhe përpunimin automatik të faturave elektronike sipas Standardit Evropian EN 16931-1 duke përdorur standardin ISO / IEC 19845 (UBL 2.1). Ai shpjegon me detaje proceset dhe funksionalitetet e biznesit, modelet e faturës për llojet e ndryshme te proceseve të biznesit etj .

Do të adresohet vërejtja dhe do të marrim masa qe mos të ketë gabime në përkthime dhe përshtatje të fjalorit dhe në leafleat-in udhezues për plotësimin e faturës.

 

PYETJE TË TJERA

  1. Lëshimi i faturave nga përfaqësuesi tatimor për numrin e lartë të faturave për transaksione shumë të vogla. Për këto transaksione Deloitte Albania kërkon që të përgatitet një faturë përmbledhëse.
    Përgjigje: Do të konsiderohet për ndryshime përkatëse në Udhëzim.
  2. Lëshimi i faturave korrigjuese për periudhën përpara hyrjes në fuqi të ligjit të fiskalizimit. Përgjigje: fatura korrigjuese do të fiskalizohet pavarësisht se është për një transaksion i kryer përpara ligjit të fiskalizimit.
  3. A është e sinkronizuar platforma e re me platformat e vendeve të BE?
    Përgjigje: Platforma nuk komunikon elektronikisht me vende të BE. Do të implementohet zgjidhja e sugjeruar që faturat e huaja të fiskalizohen.
  4. Si do jetë procedura në rastet e mospranimit/refuzimit të faturës.
    Përgjigje: Mbetet të bëhet një rregullim në Udhëzim sipas skenareve teknikë kur fatura refuzohet apo nuk pranohet.
  5. Çfarë ndodh kur fatura dërgohet në limit të afatit (p.sh data 10)- a do të hapen librat e blerjes nga ana e Blerjes?
    Përgjigje: Fatura korrigjuese mund të bëhet vetëm nga Shitësi.
  6. Deklaratat doganore të importit.
    Përgjigje:Pavarësisht llojit të importit deklaratat duhet të fiskalizohen.
  7. Rregullimi i TVSH për të kryer korrigjimin e vlerës së TVSH të deklaruar Brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës dhe kreditimi i pjesshëm i TVSH.
    Përgjigje: Ky skenar është marrë në konsideratë.
  8. Çfarë ndodh kur platforma nuk punon?
    Përgjigje: Si në rastin e pajisjeve fiskale- tatimpaguesit mund të përdorin lëshimin e faturave nga blloku, të cilat më pas fiskalizohen.
  9. Përcaktimet në VKM për përdorimin e kufizuar të platformës Self Care. Pra portali të përdoret nga një numër jo i madh tatimpaguesish me kushtin që të mos kenë shumë transaksione.
    Përgjigje: VKM ka patur parasysh kriterin e kostove për biznesin dhe jo për numrin e transaksioneve.
  10. Kostot shtesë për tatimpaguesit duke patur parasysh kostot e dukshme dhe ato të fshehura.
    Përgjigje: Procesi mbart kosto, por edhe perfitime. Kostot do t’i percaktojë tregu i cili tashmë është liberalizuar në këtë aspekt.
  11. Penalitetet të cilat mund të zbatohen në rast të mosfiskalizimit te faturave për shkak të mosfunksionimit të shërbimit.
    Përgjigje: Qasja e administratës tatimore nuk do të jetë penalizimi dhe ndëshkimi. Kuadri ligjor është i plotë në këtë aspekt.
  12. Masat e penaliteteve për mosfiskalizim konsiderohen shumë të larta.
    Përgjigje: Fryma e administratës në fazën e parë do të jetë në këshillim dhe suport.
  13. Shumë kompani që perdorin ERP dhe SAP nuk kanë gjetur zgjidhje software për integrimin e platformave të tyre.
    Përgjigje: Specifikimet janë publike- nëse do të duhet ndihma e DPT apo e zhvilluesve për integrimin e këtyre programeve kërkoni asistencë në DPT. Procesi i certifikimit është i hapur dhe kompanitë mund ta prodhojnë edhe vetë pa qenë e nevojshme që ta blejnë.
  14. Limitet e arkës përtej limitit ditor, si do të konsiderohen? Shkelje apo jo?
    Përgjigje: Ligji aktual nuk ka limite.
  15. Në rastin kur fatura refuzohet nga blerësi. Çfarë duhet të bëjë shitësi?
    Përgjigje: Shitësi ka të drejtë ta korrigjojë.
  16. A suportohet Autofaturimi nga sistemi?
    Përgjigje: Mundësohet.
  17. Faturat periodike kanë afat deri në datë10 të muajit pasardhes.
    Përgjigje: Teknikisht kjo eshte e zgjidhur.
  18. A është parashikuar një buxhet për subvencionimin e blerjes së pajisjeve?
    Përgjigje: Bizneset duhet të përballojnë disa kosto, sepse në të njejten kohë kanë edhe disa përfitime. Subvencione nuk do të ketë.
  19. A mundësohet bërja e faturave në EURO?
    Përgjigje: Fatura mund të lëshohet edhe në EURO por vlera e tatueshme dhe TVSH do konvertohen në Lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *