Dhoma Amerikane flet për klimën e biznesit

Today, on Feb. 10. 2020, the President of the American Chamber of Commerce in Albania, Enio Jaço, held the first annual press conference.

He informed the public on the work AmCham completed in 2019 as well as the role the organization plays in improving the business climate — currently and in the future.

In his remarks, Jaço announced that AmCham successfully grew in 2019, inducting 32 new members — a 17 percent increase from one year to the next.

“The main reason businesses are joining AmCham is the desire to be part of a serious community that defends business rights in an effective way,” Jaço said. “In total, we have implemented 58 advocacy processes and professional services for members. Regarding recommendations for improvement of legislation, we have submitted advanced technical legal opinions on nine different legislative packages.”

He added that, currently, AmCham represents 222 foreign and domestic businesses with trade ties to the United States. The combined revenue of these businesses is $2.8 billion and represents 22 percent of the Albanian economy.

That makes AmCham one of the most powerful business communities in the country.

Law on Public Notification and Consultation must be respected

The President of the American Chamber of Commerce also raised some concerns on issues AmCham faces in its activities related to legislation in Albania.

“Unfortunately, we notice that it has become very difficult to improve legislation in Albania. There are serious problems with the public consultation process. To put it simply: the public administration, with rare exceptions, does not respect the Law on Public Notification and Consultation,” Jaço said. “This applicable law obliges the public body that drafts new legislation to give interested parties at least 20 working days to file their opinion, or, in the case of complex legislation, 40 days. According to our analysis, this does not happen. Dealing with the Fiscal Package alone, for example, one of the most complex pieces of legislation, we have received notification ranging from two to 18 days, but the notification has never met even the 20-day minimum threshold.”

He called it “a wrong practice that has a negative effect on mutual trust between the business community and public administration.”

Speaking on behalf of the American Chamber of Commerce in Albania, Jaço called on “the public administration, and the Ministry of Entrepreneurship Protection in particular, to monitor compliance with the law on public consultation.”

On the other hand, Jaço praised examples of cooperation as was the case of the Law on Income Tax, and more specifically the reflection of the article on “respecting international obligations regarding the two-tiered income tax.”

A more favorable climate needed to attract foreign investments

Improving the investment climate is one of the core issues on which AmCham concentrates its efforts.

“This is all the more important now that the Albanian economy is facing a contraction of investments through the completion of the two largest infrastructure projects — TAP and Devoll — as well as having to deal with the consequences of the earthquake,” Jaço said.

But for foreign investors to come to Albania, they must find a favorable terrain and climate, Jaço added, also taking some time to speak about Albania’s competitiveness at the regional level, citing the latest World Bank Doing Business Report.

“Albania ranks 82nd in the world, while all our neighbors [except Bosnia and Herzegovina, which faces other geopolitical conditions] rank significantly higher. Montenegro ranks 50th, Kosovo 57th, Serbia 44th, and North Macedonia 17th. Serbia and North Macedonia have come up on top in the region in competing to attract foreign investments. Albania should start thinking about this.”

AmCham’s initiative to improve the business climate

Jaço said he was optimistic about Albania’s potential in attracting foreign investment.

He praised the “excellent relationship with the United States in political, military, security and other areas, adding “Albania also has the opportunity to expand that cooperation to trade.”

The American Chamber of Commerce has a good history of cooperation with all governments in Albania. Following that tradition, Jaço made public for the first time the launch of a strategic initiative in 2020, aimed at improving the investment climate in Albania.

“We have identified the key elements and principles of the initiative and are ready to work with international partners and business associations to propose concrete measures so that Albania becomes a leader in the region,” the AmCham President said.

***

Sot, më datë 10 Shkurt 2020, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço mbajti Konferencën e parë vjetore për shtyp.

Ai informoi publikisht bilancin e punës së AmCham për vitin 2019 si dhe rolin që po luan organizata në lidhje me përmirësimin e klimës së bizneseve sot, dhe në vijim.

Gjatë fjalës së tij, Jaço bëri të ditur se Dhoma Amerikane është rritur suksesshëm gjatë 2019 me 32 anëtarë të rinj – kjo përbën 17% rritje – nga viti në vit.

“Arsyeja kryesore që bizneset po i bashkohen AmCham-it është dëshira për t’u bërë pjesë e një komuniteti serioz që mbron në mënyrë efikase të drejtat e biznesit.

Në total, ne kemi ekzekutuar 58 procese advokacie apo shërbime profesionale për anëtarët. Në lidhje me rekomandimet për përmirësimin e legjislacionit, kemi përcjellë opinione teknike ligjore të avancuara për 9 paketa të ndryshme legjislative” u shpreh Jaço.

Ai tha se aktualisht, AmCham përfaqëson 222 biznese të huaja dhe vendase me lidhje tregtare me SHBA. Të ardhurat e përbashkëta të këtyre bizneseve janë $2.8 milliardë dhe përfaqësojnë 22% të ekonomisë shqiptare.

Kjo e bën AmCham-in, një nga komunitetet më të fuqishme të biznesit në vend.

Të respektohet Ligji “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngriti edhe disa shqetësime, me të cilat Dhoma Amerikane përballet gjatë aktivitetit të saj në lidhje me legjislacionin shqiptar.

“Për fat të keq ne vëmë re se përmirësimi i legjislacionit në Shqipëri është bërë shumë i vështirë.  Shqipëria ka probleme serioze në lidhje me proçesin e konsultimit publik. E thënë pak më thjeshtë, administrata publike me përjashtime të rralla, nuk respekton Ligjin “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Ky ligj në fuqi detyron organin publik që drafton ligjin, t’i japë palëve të interesuara minimalisht 20 ditë punë për të depozituar opinionin e saj, ose në raste të legjislacioneve komplekse, 40 ditë. Në analizën tonë kjo nuk ndodh. Vetëm po të marrim Paketën Fiskale – një nga paketat më komplekse ligjore – ne kemi marrë njoftim nga 2 ditë në 18 ditë por asnjëherë nuk ka përmbushur as pragun minimal të 20 ditëve” tha Jaço.

Ai e cilësoi “këtë një praktikë të gabuar, dhe me një efekt negativ për besimin reciprok mes komunitetit të biznesit dhe administratës publike”.

Jaço në emër të Dhomës Amerikane të Tregtisë i bëri thirrje “administratës publike dhe sidomos Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që të monitorojë respektimin e ligjit për konsultimin publik”.

Nga tjetër, Jaço vlerësoi edhe frymën bashkëpunuese, siç ishte rasti i “Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat”, dhe konkretisht reflektimi në nenin që ka të bëjë me “respektimin e detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me tatimin e dy-fishtë mbi tatimin mbi të ardhurat”.

Duhet klimë me e favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja

Përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti” u shpreh Jaço.

Por që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejnë terren dhe klimë të favorshme tha Jaço, ndërsa u ndal tek Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart.  Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 57-ta, Serbia e 44 ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”.

AmCham, iniciativë për përmirësimin e Klimës së Biznesit

Jaço u shpreh optimist në lidhje me potencialin e Shqipërisë për Investimet e huaja.

Ndaj dhe ai vlerësoi se “marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA në aspektin politik, ushtarak, të sigurisë etj,  Shqipëria ka të gjithë mundësinë ti shtrijë edhe në nivelin tregtar”.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një historik të mirë bashkëpunimi me të gjitha qeveritë në Shqipëri.

Në vijim të kësaj tradite, Jaço bëri publik për herë të parë lançimin, gjatë vitit 2020 të një iniciative strategjike, e cila ka për synim përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

“Kemi identifikuar elementët dhe parimet kryesorë të inisiativës dhe jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe shoqata biznesi, për propozimin e masave konkrete, në mënyrë që, Shqipëria të bëhet lider në rajon” tha Presidenti i AmCham.