Vendimi i Qeverisë – Kush përfiton nga ndihma financiare dhe kushtet e përfitimit
Qeveria ka publikuar në Fletoren Zyrtare vendimin mbi kompensimin e të punësuarve në bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë dhe të vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. Për më tepër informacion, referojuni linkut: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/53/55eaab99-6416-4eae-90f4-f43316bee55a
Bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, shikoni listën e aktiviteteve që mbyllen dhe atyre që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1282/lista-e-aktiviteteve-qe-do-te-lejohen-te-ushtrojne-aktivitetin-e-tyre-dhe-aktivitetet-te-cilat-do-te-ndalohen-te-ushtrojne-aktivitetin-ekonomik-duke-filluar-nga-data-24-mars-2020
Kush përfiton nga ndihma financiare?
Individët e vetëpunësuar/ të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:
- Personat fizikë të vetëpunësuar;
- Punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik tregtar;
- Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
- Të punësuarit në personat juridikë.
Kushtet e Përfitimit
- Të ardhurat e deklaruara të të cilëve, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/ tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, janë deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë;
- Subjekti tatimpagues duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim sipas linku më sipër
- Nëse subjekti tatimpagues nuk është në listën e aktiviteteve që duhet të mbyllen që prej datës 24 mars, por sërish e kanë mbyllur aktivitetin e tyre, atëhere ata nuk përfitojnë kompensim. Në listë, nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 e kanë të ndaluar aktivitetin.
***
Government’s latest action – Who benefits and what are the qualifying criteria
The Government has published its official decision on employees compensation for businesses with turnover up to 14 million ALL and the self-employed persons whose activity is closed due to the situation created with COVID-19. For more information, click on the following link: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/53/55eaab99-6416-4eae-90f4-f43316bee55a
Based on the latest decision from the Ministry of Health, the list of businesses that are allowed to operate has been updated. Please click on the following link to find out if your business qualifies: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1282/lista-e-aktiviteteve-qe-do-te-lejohen-te-ushtrojne-aktivitetin-e-tyre-dhe-aktivitetet-te-cilat-do-te-ndalohen-te-ushtrojne-aktivitetin-ekonomik-duke-filluar-nga-data-24-mars-2020
Who benefits from the financial aid?
Self-employed / employed individuals of entities with an annual turnover up to ALL 14,000,000 (fourteen million) for the year 2019, according to the following criteria:
a) Self-employed individuals;
b) Unpaid employees of the Physical Person’s family;
c) Employees in Physical Person’s businesses;
ç) Employees in Legal Person’s businesses.
Terms of Benefit
- Those, whose declared income, according to the profit tax declaration / simplified profit tax for 2019, are up to ALL 14,000,000 (fourteen million);
- The taxpayer entity must have first closed its activity in compliance with the relevant orders of the Ministry of Health and Social Protection (MHSP), issued for this purpose as per the above link;
- If the taxpayer entity is not on the list of activities to be closed since March 24, but has still closed its activity, they are not eligible for compensation. According to the list, only 34 out of 140 types of businesses are forced to close their business activity.