Dhoma Amerikane (AmCham) është një organizatë biznesi, e cila ka në focus anëtarët e saj dhe nevojat e tyre, duke promovuar marrëdhëniet e tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si dhe duke u angazhuar për përmirësimin eklimës së biznesit në Shqipëri. AmCham-i është një organizatë, e cila e realizon veprimtarinë e saj përmes avokimit, trajnimeve, network-ut si dhe aktiviteteve të ndryshme sociale.
AmCham-i ju fton të paraqisni ofertat tuaja për kryerjen e shërbimeve/blerjen e mallrave të mëposhtëm:
Procedura e Prokurimit : 1
Shërbim Led Screen & Banner Animation për Mbrëmjen e Fundvitit të Dhomës Amerikane të Tregtisë tek Hotel Sheraton, data 14 dhjetor 2017. Ju lutemi paraqisni ofertën tuaj duke ju referuar çmimit për metër katror.
Shkarkoni dokumentin e plotë:
Ftesa per Oferte Led Screen & Banner Animation (Word)
Procedura e Prokurimit 2
Shërbim Dekori për Mbrëmjen e Fundvitit të Dhomës Amerikane të Tregtisë tek Hotel Sheraton, data 14 dhjetor 2017. Këto përfshijnë por nuk kufizohen në: dekorin e plotë të sallës; veshjen e tavolinave, karrigeve, skenës; dekore mbi tavolina – si shandanë, vazo; dekore tavani/muresh, etj. Eventi do të zhvillohet në sallat Iliria 1+2.
Shkarkoni dokumentin e plotë:
Ftesa per Oferte Dekor (Word)
Kryerja e shërbimeve / lëvrimi i mallrave si më sipër, duhet të kryhet brenda datës/në datën: 14 dhjetor 2017
Ofertat duhet të paraqiten: brenda datës 6 dhjetor 2017, ora 16.00
Me zarf të mbyllur, në kopje të printuar dhe jo elektronikisht, tek:
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri
Rr. Ibrahim Rugova, SkyTower, 11/3, Tiranë
Për pyetje, ju lutem na telefoni në +355 (0)4 2259779
Ju falenderojmë sinqerisht për interesimin që tregoni për të bashkëpunuar me Dhomën Amerikane të Tregtisë!