Workshopi “Bashkëpunimi në ekip, në mjedise virtuale” / “Teaming in a virtual environment” Workshop

Workshopi “Bashkëpunimi në ekip, në mjedise virtuale” / “Teaming in a virtual environment” Workshop

 

Workshop i Komitetit të Punës dhe Etikës

Si të punosh virtualisht në ekip

Kushtet e pandemisë dhe puna nga shtëpia, ka sjellë sfida të reja për ekipet. Të punosh virtualisht dhe të kesh eficencë nga bashkëpunimi në ekip, duket se të kërkon përvetësimin e disa teknikave të nevojshme. Pikërisht për këto teknika dhe forma të sjelljes kanë folur me anëtarët e AmCham Anisë Abazi dhe Roden Pajaj, nga Deloitte Albania. Workshopi ishte pjesë e planit të aktiviteteve të organizuara nga Komiteti i Punës dhe i Etikës dhe që synon të rrisë nëpërmjet trajnimeve kapacitetin e anëtarëve të AmCham.

“Bashkëpunimi në ekip, në mjedise virtuale” ka një qëllim të  përbashkët dhe reflekton fokusin kryesor të ekipit. Të gjitha rolet dhe përgjegjsitë përqendrohen në rezultatet kryesore që duhet të arrihen nga secili anëtar i ekipit
Anisë Abazi dhe Roden Pajaj i shpjeguan anëtarëve të AmCham se puna në distancë ka rregullat e saj. Ato duhet të përshkruajnë mënyrën se si ekipi duhet të punojë në mënyrë efektive së bashku.

Mobilizimi rreth qëllimit të ekipit, rolet dhe përgjegjësitë si dhe rregullat themelore i ndihmojnë anëtarët e ekipit virtual të kuptojnë pse puna e tyre ka rëndësi dhe si ndikon te të tjerët, si dhe nxit bashkëpunimin, llogaridhënien dhe ndjekjen e tyre. Janë pikërisht marrëdhëniet që i mbajnë të angazhuar anëtarët e ekipit virtual. Lidhjet që formojnë i ndihmojnë ata të besojnë se të gjithë janë të përgjegjshëm dhe po bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur ekipin dhe qëllimin e tij dhe se ata mund të telefonojnë ose dërgojnë emaile me  njëri-tjetrin dhe të marrin një përgjigje në kohë reale.

Gjatë workshopit është folur edhe për marrëdhëniet konfiktuale që mund të krijohen mes ekipeve dhe që fillon me një detyrë por mund të zhvillohet në konflikt të orientuar drejt marrëdhënieve. Mënyra se si stafet komunikojnë me njëri tjetrin dhe besimi që i japin kanë faktorë të rëndësishëm në kapërcimin e këtyre situatave.

Workshopi është përqëndruar gjithashtu në elementë themelorë të komunikimit në distancë,  si dhe fenomenet që vijnë së bashku me distancën operacionale. Kështu siguria psikologjike bëhet një faktor kyc në mbarëvajtjen e punës në ekip sidomos kur bëhet fjalë për punën në distancë.

***

Labor and Ethics Committee Workshop

How to work remotely as a team

The situation created by the pandemic and working from home have brought new challenges for teams. Working remotely while continuing to have efficient teamwork seems to necessitate learning new ways of working. To explain these new techniques and needed behaviors, AmCham held a workshop led by Anisë Abazi and Roden Pajaj of Deloitte Albania.

The workshop was part of a list of activities planned by the AmCham Labor and Ethics Committee with the aim of increasing the capacity of AmCham members through training sessions.

Teamwork in virtual environments has a shared common goal reflected in the main focus of the team. All roles and responsibilities focus on the key outcomes to be achieved by each team member, according to the workshop leaders.

Abazi and Pajaj explained to attending AmCham members that remote work has its rules, and these should be set to describe how the team should work effectively together.

Mobilizing the team around a shared purpose, setting roles and responsibilities as well as ground rules help virtual team members understand why their work matters and how it affects others. It also fosters collaboration, accountability and follow-up. It is the relationships that keep virtual team members engaged. The links they form help them believe that everyone is responsible and doing their part to support the team and its purpose and that they can call or email each other and get a response in real time.

The workshop also discussed conflicts that arise within teams between members. These can start with disagreements on a task but can then develop into a conflictual relationship. The way staff communicates with each other and the trust they give each other are important factors in overcoming these situations.

In addition, the workshop focused on basic elements of communicating remotely as well as other phenomena that come along with operating remotely. Feeling psychologically secure is a key factor in smooth teamwork, for example, especially when it comes to remote work.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *