Të dhënat personale, anëtarët e AmCham diskutojnë me zyrën e Komisionerit. Ndryshimet ligjore dhe zbatimi i ligjit, në fokus të takimit

Të dhënat personale, anëtarët e AmCham diskutojnë me zyrën e Komisionerit. Ndryshimet ligjore dhe zbatimi i ligjit, në fokus të takimit

Dy Komitetet në AmCham, Komiteti Ligjor, Rregullator dhe IPR dhe Komiteti i Biznesit Dixhital organizuan një takim informues me prezencën e Besa Velaj Drejtore e Kabinetit te Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prezantimi i projektligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale i cili ka ndryshime që e përafrojnë me legjislacionin europian duke marrë në konsideratë dhe zhvillimet teknologjike dhe digjiale në të cilat operon biznesi, u mirëprit nga anëtarët të cilët kishin mjaft pyetje në lidhje me zbatimin në praktikë të ligjit dhe detyrimet që rrjedhin prej tij. Drejtori Ekzekutiv i AmCham theksoi rëndësinë e takimeve informuese dhe punën që po bën AmCham përmes Axhendës së Investimeve për të krijuar një ambjent të qëndrueshëm për biznesin dhe investitorët, pjesë e së cilit është dhe puna për të krijuar një ambjent të sigurtë në procesimin e të dhënave përmes njohjes ligjore.

Dhoma Amerikane i parapriu eventit duke organizuar një pyetësor me anëtarët për të kuptuar nivelin e informimit të tyre dhe cështjet që donin të trajtonin me Zyrën e Komisionerit për Informim dhe të Dhënat Personale. Albana Karapanco, Kryetare e Komitetit Ligjor, Rregullator dhe IPR, duke folur mbi rezultatet e pyetësorit informoi se mbi 50 për qind e anëtarëve ju përgjigjën pyetësorit duke treguar se kishin informacion mbi ndryshimet ligjore por nuk ishin të informuar për zbatimin teknik në praktikë të dispozitave ligjore dhe kishin nevojën e informimit dhe trajnimeve në këtë fushë.

Shumë nga pyetjet e ngritura nga anëtarët në pyetësor, morën përgjigje nga prezantimi i Besa Velaj, e cila u përqëndrua jo vetëm në ndryshimet ligjore që po pësonte ligji por edhe statusin e momentit i cili është në konsultim e sipër me strukturat e BE – së. Znj. Velaj ka shpjeguar se legjislacioni ka marrë në konsideratë zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe dixhitale duke u përafruar me legjislacionin europian. Në ndryshimet më të rëndësishme të përmendura nga zjn.Vela ishin zgjerimi i fushave të mbrojtjes së të dhënave, një qasje e re mbi detyrat dhe tagrin këshillimorë të kontrollueseve si dhe zgjerim i të drejtave të subjektit.

Një këndvështrim mbi zbatimin e ligjit dhe nivelin e njohjes së tij nga biznesi, ka bërë Edrin Fidhe, Drejtor i Përgjithshëm i DPO Albania sh.p.k. Në prezantimin e tij z. Fidhe përmendi problematikat më të mprehta të zbatimit të ligjit, nga njohuria e dobët mbi ligjin deri në mosrespektimin e parimeve themelore dhe kritereve teknike ligjore në përpunimin e të dhënave.

Linda Shomo Kryetare e Komitetit të Biznesit Dixhital në bashkëbisedimin e saj me anëtarët, shprehu mendimin se përparimi i teknologjisë dhe zhvillimet dixhitale do të shoqërohen me ndryshime ligjore për të cilat biznesi duhet të jetë i informuar. Dhoma Amerikane përmes komiteteve të saj duhet të azhornohet për ti prezantuar anëtarëve këto ndryshime ligjore përmes takimeve informuese dhe trajnuese.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *